Kryeqyteti Abdulhamid/ Fëmijët e Sulltanit fillojnë të gënjejnë nënën e tyre

Halid Halidi ecën rrugëve të pazarit, dhe vëren disa ngjarje të shkurtra të çuditshme, njëra pas tjetrës; një person që thotë se nuk flet turqisht por në dorë ka gazetë turke, një lypsar që në xhepin e tij ka një orë floriri, dhe një tjetër person i cili e përqafon shumë gjatë dhe më pas largohet duke i kërkuar falje me justifikimin se e ka ngatërruar me dikë tjetër. Ai e kupton se po i ngrenë kùrth dhe merr masa. Halid Halidi arrin të largohet nga duart e tyre, pa u dëmtuar. Më pas, ai do rastisë infermiere Zejnebin, të cilën do e bëjë t’i qeshë fytyra, pasi ajo ia buzëqesh atij fytyrën me falenderim për surprizën që i bëri.

Sakaq, Mislimelek ka hyrë tashmë nën grackën e Shivenazit. Ajo shkon pranë Abdulkadirit, i tregon mbi marrëveshjen që ka bërë me Shivenazin për biznes dhe i kërkon edhe bashkëpunimin e tij. I vëllai e pyet nëse do i tregojë prindërve apo jo, por ato të dy së bashku vendosin që është më mirë nëse nuk i tregojnë që në fillim, por pasi të kenë arritur sukseset e para.  Nga jashtë derës së zyrës, Bidari dëgjon bisedën që fëmijët e saj bëjnë, por kur i pyet, ato e mohojnë. Megjithatë, Bidari shikon gazetën e Shivenazit mbi tryezën e të birit.

Ajo e kupton se fëmijët e saj kanë filluar ta génjejnë, duke qenë nën ndikimin e Shivenazit. Ajo shkon pranë Mehmet Selimit dhe kërkon ndihmë prej tij. Pasi i shpjegon situatën, Bidari dhe Mehmet Selimi rezultojnë të jenë në të njëjtin mendim. Ndonëse ai është shumë i shqetësuar për Handanin dhe gjendjen shëndetësore të saj, sërish do gjejë kohë të interesohet për vëllanë e motrën e tij. Ndërkohë, Abdulkadirit i vjen një letër nga Shivenazi ku i shpreh kënaqësinë që do punojnë bashkë si dhe i kërkon të takohen së bashku me Shivenazin.

Në atë moment do hyjë Mehmet Selimi në zyrën e tij, i cili e shikon se Abdulkadiri fut një letër në xhepin e tij. Ai e pyet nëse po i mban diçka të fshehtë por i vëllai e mohon. Ai bëhet gadi bashkë me Mislimelekun, të cilës i thotë se është lodhur nga mosbesimi i prindërve se ai mund të arrij diçka. Ato do të takojnë Shivenazin. Bidar, pa i pyetur se ku po shkojnë, i kërkon t’i shoqërojë. Abdulkadiri i kërkon që të jetë vetëm me të motrën pasi dëshirojnë të ndajnë së bashku problemet. Ato sërish e génjejnë, gjë të cilën Bidari e kupton. Por Shivenaz po shtrin rrënjët edhe tek Vemberi. Çfarë po kurdis ajo me të?

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*