Kryeqyteti Abdulhamid/   Bidari përballet me një të vërtetë të madhe nga aksìdenti

Naime dhe sulltanesha Bidar vazhdojnë diskutimet e tyre. Ajo i thotë së ëmës se me mosbesimin e saj dhe veprimin e Mehmet Selimit, ato i kanë treguar si shumë të parëndësishëm Naimenë dhe Abdulkadirin. Ajo i kërkon t’i lejojë të rriten tashmë dhe të mos i mbrojë si fëmijë të vegjël. Por Sulltaneshë Bidari i thotë se nuk do e kuptojë kurrë Naimeja nënën e saj, derisa të bëhet vetë nënë.

Nga ana tjetër, Mehmet Selimi ka shkuar pranë Abdulkadirit, për ta lënë të dijë se nuk i ka treguar nënës së tyre mbi çështjen e kumarit. Abdulkadiri çuditet me këtë fakt dhe e pyet nëse do i tregojë babait. Mehmet Selimi i premton se nëse çështja është mbyllur me kaq, nuk do i thotë askujt, por nëse do e përsëritë sërish, do marrë masat e duhura. Dhe më pas do përballet me pasojat.

Abdulkadiri takohet me Naimenë tashmë për të diskutuar çfarë ka ndodhur. Ato ndihen shumë të indinjuar nga familja tyre dhe janë të mendimit të vazhdojnë në atë rrugë ku kanë filluar, por Naime ndihet në sìklet se si do duket ajo në sy të Shivenazit. Sakaq, Bidari me Senihanë kanë dalë nga pallati dhe ndodhen në karrocë. Bidari shikon në rrugë personin që ndodhej në shtrat, i shtrirë si invalid nga këmbët, në shtëpinë ku Zejnebi e dërgoi për të parë nëse është shtëpia që Bidari kujton nga aksìdenti.

Ajo urdhëron kapjen e atij personi dhe e dërgon në saraje. Atje fillon ta marrë në pyetje por burri mohon se e njeh sulltaneshën dhe se është i martuar. Për ta vërtetuar, Bidari thërret Zejnebin. Kjo e fundit i thotë se nuk është shumë e bindur ndaj nuk mund të thotë gjë, por Bidarit i mjafton bindja që ajo vetë ka. Ajo jep urdhër që ai person të mbahet në pallat derisa të flasë të vërtetën dhe të rrëfehet.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*