Kryeqyteti Abdulhamid/ Bidari kupton se makthet e saj janë realitet

Shivenaz dhe Fuad diskutojnë mbi çështjet shtetërore të Abdulhamidit. Fuad i tregon mbi planin e Sulltanit për të prishur marrëdhëniet mes shtetit Rus dhe atij Anglez, ndërmjet zbulimit të ri që quhet telefon. Shivenaz dëshiron të dijë më shumë informacione por Fuad s’ka më tepër se aq. Pas bisedës me të, Fuadi shkon pranë Abdulhamidit, dhe i prezanton idenë e Sulltanit, sikur të ishte ide e tij. Abdulhamidi çuditet shumë dhe menjëherë e pyet se nga kush e ka dëgjuar këtë informacion, por Fuad nuk do tregojë të vërtetë, nuk do e nxjerrë se ka qenë Mahmud Pashai, kështu do fusë në probleme një tjetër nëpunës të shtetit.

Nga ana tjetër, Bidar ndan me Zejnebin frìkën nga màkthi që faktikisht i duket si diçka reale, jo ëndërr. Ajo dhe e bija kanë shënuar në një letër fjalët që Bidar thotë kur është në gjumë si dhe ato çfarë mban mend ajo vetë. Gjuha që është folur në dhomën ku Bidari mendon se e kanë dërguar, është e huaj, ndaj dhe nuk e kupton. Ajo di me siguri se ka qenë një grua, disa hije dhe se i është prìshur fustani teksa mbahej tek një objekt shtëpiak. Zejneb i lexon por as ajo nuk i kupton ato shkrime. 

Menjëherë lajmin ia përcjell Shivenazit. Kjo e fundit i kërkon t’ia përsërisë fjalët që ka të shkruar në atë letër dhe kupton se me të vërtetë Bidari i ka dëgjuar dhe përjetuar ato momente. Tashmë rréziku është shtuar dhe Shivenaz kërkon ta heshtin njëherë e përgjithmonë Bidarin, pasi nëse kujtohet më tepër, do prishë gjithë planin e saj me Fuadin. Sakaq, Bidarit ia sjellin fustanin që ajo ka patur të veshur ditën e aksìdentit dhe shikon se shenja e grisur e fustanit përkon tërësisht me ëndrrën e saj. Me këtë detaj ajo bindet se nuk është màkth por realitet.

Bidar shkon pranë së bijës, Naimesë. Ajo i shpjegon të gjitha mendimet, detajet, përjetimet dhe faktet. Naime sërish e shikon me sy mosbesues, dhe tenton ta bindë se kjo është vetëm shqetësim i saj dhe jo diçka reale. Bisedën e tyre do e dëgjojë Senihaja e cila i afrohet pranë menjëherë duke dhënë justifikime dhe shpjegime nga më të ndryshmet për ta bërë të besojë se po lidhet kot dhe pa kuptim pas detajeve që nuk kanë të bëjnë me realitetin. Pavarësisht kùndërshtimeve të Naimesë dhe sulltaneshës Seniha, sulltanesha Bidar është e bindur në atë që ndjen.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*