Kryeqyteti Abdulhamid/ Bidari gjen karficën e saj në stolitë e Shivenazit

Seniha, gjoja e shqetësuar për shëndetin e Bidarit, i ka treguar Sulltanit mbi ikjen e saj pa lajmëruar nga shoqata. Në bisedë me Abdulhamidin, Bidari i kërkon që t’i japë leje të drejtojë sërish haremin, por Abdulhamidi nuk pranon, derisa ajo të jetë qetësuar tërësisht nga aksìdenti e të mos i kenë mbetur më pasoja. Bidar shprehet se Seniha nuk është e shqetësuar për të, por për postin e saj, por sërish Sulltani e kundërshton. Me butësi, ai shprehet se të gjithë janë të shqetësuar për mirëqenien e saj.

Sakaq, Shivenaz tashmë ka kuptuar naivitetin e Naimesë dhe i është vënë nga pas. Ajo i shkon në dhomë, në orar të vonë duke i dhuruar libra. Shivenaz mundohet t’i mbushë mendjen se ka nevojë të lexojë autorë të tjerë, jo vetëm çfarë i jep babai saj, i cili, sipas saj, e mban në një kafaz të artë, por që sërish mbetet kafaz. Shivenaz tenton ta nxisë Naimenë në revoltë ndaj prindërve dhe sistemit të Sulltanit. Bisedën e tyre e dëgjon dhe e ndërpret Bidari, e cila sërish paralajmëron të bijën të qëndrojë larg asaj gruaje. Megjithatë, Naime nuk e dëgjon të ëmën.Ajo shkon në dhomën e Shivenazit të nesërmen, për ta falenderuar për librat. Sërish Naime këmbëngul se e ëma po e paragjykon dhe se ajo është shumë e mirë. Teksa tenton të bindë Bidarin se Shivenaz është e ndjeshme, ajo hap kutitë e bizhuterive të Shivenazit, për t’i treguar se Naime ia ka thyér bizhuterinë por për të mos e lénduar, Shivenaz nuk i ka thënë gjë. Në ato kuti, Bidar gjen karficën që i ka hùmbur në aksìdent.Payitaht Abdülhamid son bölüm tek parça full izle 29 Mart (Payitaht Abdülhamid yeni bölüm fragmanı İZLE)

Nga ana tjetër, Abdulhamidi ka nevojë të testojë cilësinë e mbrojtjes në pallatin e tij. I màskuar me të zezë si një hàjdut, Halid Halidi i vërteton Sulltanit se sistemi mbrojtjes është shumë i dobët dhe duhen zëvendësuar ushtàrët, pasi ai i vetëm arriti të hynte deri në dhomën e Sulltanit, duke i lënë gjithë rojet dhe ushtàrët nga pas. Të nesërmen, Zejneb shikon Halid Halidin në bahçe dhe urdhëron ushtàrët ta largojnë që aty pasi i është vënë pas. Por, pasi Osman i sjell tesbihet Halid Halidit dhe i thotë se i kishte harruar në zyrën e Sulltanit, Zejneb çuditet shumë, duke e menduar Halid Halidin si ndonjë endàcak rrugësh.

Por armìqtë nuk po i lënë rehat. Lajmi se nuset e Sulltanit janë armìke me njëra tjetrën tashmë është shpërndarë nëpër gazeta. Mehmet Selimi i mbledh të gjithë gazetat pa shkuar në dorë të babait të tij, e më pas niset për tek Abdulkadiri me të shoqen për t’u kërkuar llogari. Të dy mohojnë të kenë lidhje me shkrimin në gazetë, ato nuk e kanë folur me askënd çështjen e Handanit. Mehmet Selimi largohet i mërzitur dhe duke paralajmëruar vëllanë që ta mbajë urtë gruan e tij.Payitaht Abdülhamid 83. Yeni Bölüm Fragmanı: “Sebahattin Yıkılan ...

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*