Kosova e nis me barazim, shtylla i mohon 3 pikët

Kombëtarja e Kosovës U-19 i ka nisur me barazim kualifikimet për Kampionatin Europian “Irlanda e Veriut 2020”, që po mbahen në Uells në kuadër të Grupit 5. “Dardanët” e drejtuar nga Ramiz Krasniqi kanë barazuar me Rusinë, me rezultat 1-1, në një ndeshje mjaft të fortë dhe me angazhim maksimal të të dyja palëve.

Të parët në epërsi kaluan futbollistët kosovarë në minutën e 11-të, kur Adonis Aliu shënoi një gol me mjeshtëri me parabolë. Megjithatë, gëzimi i Dardanëve zgjati vetëm një minutë, pasi rusët, pas një aksioni nga krahu i djathtë arritën të barazojnë shifrat me golin e Igor Shkolik.

Në vazhdim të ndeshjes rusët ushtruam presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e Kosovës, por “Dardanët” e rinj futbollistët u treguan shumë të vëmendshëm dhe e administruan mjaft mirë lojën. Madje në minutën e 86-të Prapashtica për pak nuk shënoi, kur shtylla ia mohoi golin e fitores. Kësisoj, në fund Kosova U-19 iu gëzua një pike në këtë duel tejet të vështirë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Uellsi e mposhti Poloninë, me rezultat bindës 3-0. Ndeshjen e dytë Kosova U-19 e zhvillon kundër Polonisë, më 16 nëntor, ndërsa në takimin e fundit kundër Uellsit, më 19 nëntor./Burimi: Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*