Kompania braziliane kërkon ‘Osmanin’, aktori turk habit me deklaratën e tij

Tashmë, fama e Burak Ozcivit ka kaluar kufinjtë e Turqisë.  Jo vetëm që serialet dhe filmat e interpretuar nga ai kërkohen kudo por edhe vet Burak është propozuar për të qenë aktori kryesor në një prodhim brazilian.

Ozcivit numëron mijëra fansa nga vende të ndryshme të botës dhe mendohet se ky do të jetë suksesi i tij i radhës.

Sipas gecce.com, producenti Roberto Irineu Marinho është duke pritur një përgjigje pozitive nga aktori i  cili po luan së fundmi te seriali historik “Osmani”.burakozcivit hashtag on Twitter

Sipas shtypit turk, së bashku me Burak edhe bashkëshortja e tij Fahriye Evcen do të udhëtojë drej Brazilit me të. Pavarësisht se u njoftua se Burak Ozcivit ka marrë një propozim të majmë nga një kompani filmash dhe serialesh në Brazil.

Mesa duket një lajm i tillë është i dyshimtë ose aktori i njohur nuk do ta zbulojë. I ftuar në ditëlindjen e mikut të tij, aktorit Ugur Aslan, gazetarët e pyetën Burak nëse do ta pranonte apo jo propozimin nga kompania braziliane.

Përgjigja e tij ka qenë vërtetë shòkuese. “Unë e mësova nga ju se kisha një ofertë nga Brazili” – ka thënë aktori. Nuk dihet ende vërtetësia e lajmit pavarësisht se aktori i njohur e mohon (kjo për shkak) të sponsorëve ana braziliane është e sigurtë se kanë arritur akordin me ‘Osmanin’.Burak Özçivit Russia (@BurakOzcivitRu) | Twitter

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*