Koeman i hap dyert Barçës, por pas Euro 2020!

Stoli i Barcelonës është një mundësi e mirë por nuk do të mendoj për të deri në fund të Euro 2020”. Fjalë këto të Ronald Koeman që shikohet si pasuesi ideal i Ernesto Valverdes për të marrë drejtimin e Barçës, nga presidenti i klubit blaugrana Josep Maria Bartomeu. Ish-mesfushori i Barcelonës i ka hapur dyert një rikthimi të mundshëm tashmë në një rol tjetër por nuk do ta bëjë diçka të tillë pa përfunduar kampionatin europian i vitit të ardhshëm aty ku Koeman synon të lërë shenjë dhe pse jo të tentojë fitimin e trofeut me kombëtaren holandeze./Burimi:Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*