Kampioni im/Tanseli kércénon prindërit e Sunës

Fërati merr një letër që do e gëzojë së shumti. Në të shkruhet se Gyneshit tashmë i duhet që të fillojë shkollën. Ai do hyjë në klasë të parë dhe për këtë janë të gjithë të entuziasmuar. Të gjithë personat e tij të dashur i bëjnë nga një dhuratë. Mes tyre, dallon dhurata e Serhatit dhe Fëratit, të cilat kanë kuptim të madh shpirtëror. Teksa shoqëron djalin e tij për në shkollë, Fëratit i kujtohet Elifi dhe ëndrrat e tyre për Gyneshin. Ky i fundit frikësohet, ndaj Fërati qëndron në klasë bashkë me të.

Nga ana tjetër, lumturinë e Sunës e dallojnë të gjithë që në fytyrë. Ajo ngrihet më herët se të gjithë dhe u përgatit mëngjesin. Pasi Keremi largohet, Gulteni pyet Sunën mbi Tanselin, dhe ajo detyrohet t’i tregojë se tashmë janë ndarë. Por, Suna nuk do gjejë mbështetje nga nëna saj. Ajo thotë se për të Tanseli është si biri tyre dhe nuk e meriton që Suna ta ndajë atë. Megjithatë, Suna largohet për në punë dhe nuk e ndryshon vendimin e tij. Prindërit e saj ndodhen vetëm në shtëpi kur troket Tanseli.

Ai kërcënon Gultenin mbi sekretet që kanë ndarë me njëri tjetrin, duke i bërë të qartë se nuk duhet ta lejojnë Sunën të ndahet nga ai. Sakaq, Zaferi e vuan përbrenda që nuk i ka treguar ende Sunës mbi videon e Akifit. Ai pyet Selvin se si ia bën ajo kur është në mëdyshje, dhe Selvi e këshillon që të dëgjojë zërin e zemrës dhe ndërgjegjes së tij. Ndaj, Zaferi i kërkon Sunës të takohen dhe ajo e mirëpret në zyrën e saj në spital. Zaferi i dorëzon USB-në dhe i qëndron pranë teksa ajo hap videon për ta dëgjuar.

Gjatë kësaj kohe, në palestrën e Jamanit kanë vijuar planet djallëzore të Kados ndaj Shainit. Keremi bëhet sërish dëshmitar i një lavazhi të tillë që po i bëhet Shainit, dhe arrin të zbulojë një takim të fshehtë të tyre. Këtë mendon t’ia thotë trajner Jamanit, ndaj shkon në shtëpinë e tij pasi nuk e gjen në palestër. Atje, përballet me paragjykimet e Neslit ndaj tij, por, megjithatë, ia tregon se si qëndron puna dhe përse donte të takonte babanë e saj. Të dy së bashku, shkojnë në adresën që Kado i ka dhënë Shainit, për të mësuar se çfarë po ndodh.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*