Kampioni im/Suna ka në dorë të ardhmen e Fëratit

Selvi fillon të përgatitet për një darkë pune që do ketë atë mbrëmje. Teksa shikon rrobat, ajo merr në duar fustanin që ka veshur në fejesën e saj me Zaferin, risjell në mendje ato momente por asgjë nuk e bën që të kthehet nga vendimi që ka marrë për ndàrjen nga ai. Selvi merr një telefonatë nga Nurhani, i cili i kërkon adresën e shtëpisë, sepse do dërgojë një shofer për t’a màrrë atë mbrëmje. Edhe pse héziton, Selvi pranon dhe me të shpejtë bëhet gadi. Sapo dél në derë, ajo shikon që nuk ka ardhur shoferi, por vetë Nurhani.

Ky i fùndit, shpréhet se ai veprim i erdhi së bréndshmi, ndaj dhe nuk dërgoi shoferin për t’a marrë. Sakaq, Zaferi me Fëratin japin raportazhin për ndéshjen që Fërati do zhvillojë, duke rikthyer shpresat tek e gjithë familja tyre. Gjatë asaj kohe, Tanseli telefonon Dumanin dhe e urdhéron që të përgatisin fùndin e Fëratit sepse nuk do mùndet t’a dùrojë më. Brenda fare pak orësh, një tjetër làjm pùshton gjithë mediat; Fërati nuk léjohet të dalë në ríng dhe të bëjë ndéshje, sepse anàlizat e tij rézultojnë pròblematike.

Sipas kùrthit që Tanseli i ka ngrùtur, Fërati duket sikur ka përdòrur sùbstanca ilégale për të shtuar forcën e tij fizike, gjë që nuk léjohet assesi. Përvéçse nuk léjohet dhe rrjédhimisht anùllohet ndéshja, kjo shkàkton edhe një njòllë shumë të madhe në préstigjin e Fëratit si bòksieri më i madh dhe më i dashur i Tùrqísë. Suna, sapo e dëgjon, e kupton që pas kësaj, fshíhet Tanseli, prandaj dhe e telefonon për të lënë takim të menjëhershëm me të. Në takimin e tyre, Tanseli e pranon që ai ia ka ngrítur kùrthin Fëratit dhe shpétimin e ka në dorë vetëm Suna.

Tanseli i bén të qartë që nëse ajo e do aq shumë Fëratin, i duhet të sàkrífikojë për të ardhmen dhe kàrrierën e tij dhe ajo sàkrificë, konsiston vetëm në martesën e tyre, madje duke u kurorëzuar menjëherë në gjéndje cívile. Suna nuk mùnd t’i bésojë dot veshëve nga absùrditeti që ai flet, por Tanseli është mëse i véndosur dhe Suna nuk ka rrugë tjetër. Megjithatë, mérr kohën e duhur për t’u menduar. Edhe Keremi e ka mësuar se pas kësaj fshíhet Tanseli dhe kërkon hàkmàrrje, por Nesli nuk e lejon, duke thënë se kanë névojë për pak qetësi në jetë.