Kampioni Im/ Ferati dhe i biri flenë në mes të rrugës

Ferati me djalin e tij dalin në rrugë në mes të natës pasi dëgjojnë bisedën e vëllait së tij dhe gruas. Ato ndàlen në një bankë për të tërhéqur disa para, por jo vetëm. Ato ndihmojnë edhe një grua që duket paksa në moshë dhe kërkon ndihmën e tyre. Që aty, gjejnë një motel shumë të vogël dhe pa aspàk kùshte përveçse një shtrati. Djali vogël fríkësohet nga era dhe pamja e fríkshme e dhomës por Ferati arrín ta qétësojë.

Të nesërmen, gjëja e parë që së bashku do bëjnë, është të shkojnë në një klínikë private, tek një doktor i specíalízuar për rastin krítik të djalit të vogël. Takimi me të është shumë i vështírë por me bashképunim mes Feratit dhe të birit, ato të dy arríjnë të hynë brenda. Doktori është shumë i sjellshëm dhe ua lejon vizítën. Ai i bën të qartë Feratit se kurími i këtij rasti do kùshtojë shumë para.

Nga ana tjetër, në familjen e Nexhdetit, bòksierit që vdíq në ríng nga grushtet e Feratit, ky i fundit përflitet ende. Djali i Nexhdetit është i vendosur të bëhet bòksier, si babai tij. Ai lajmëron familjen se ka vendosur që të lërë shkollën pasi kërkon t’i përkùshtohet bòksit gjatë gjithë kohës. Halla e tij, doktoreshë Suna i pérgjérohet të mos e bëjë por ai e ka vendosur. Babai i Sunës dhe Nexhdetit, nuk ka folur kùrrë më që prej hùmbjes të së birit.

Ferati dhe djali tij shkojnë të takojnë Zaferin. Ardhjen e Feratit e mëson edhe motra e Zaferit, Neslihani, e cila është e dashuruar pas tij. Në mbrëmje, Ferati shkon në hotel por gjen polícinë. Ato kanë bàstísur vendin pasi shfrýtëzohej për pròstítucíon. Ferati shkon në bankë për të tërhéqur para të tjera por nuk gjén asnjë dhe në políci i tregojnë se gruaja që ka ndihmuar, ia ka vjédhur paratë. Në mes të Stambollit, Ferati dhe djali flenë në një kabínë telefonike.

 

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*