Juve dhe PSG përgatisin shkëmbimin e mesfushorëve

Juventusi është shumë pranë goditjes së parë të merkatos në këtë sesion dimëror. Lëvizja është studiuar prej javësh dhe duket se tashmë ka ardhur momenti për të konkluduar gjithçka. Leandro Paredes është pranë bardhezinjve. Klubi italian i ka propozuar PSG-së një shkëmbim me Emre Can dhe duket se edhe klubit francez i pëlqen në parim kjo ide edhe pse duhen analizuar detajet e shkëmbimit. 25-vjeçari është aktivuzar vetëm 7 herë si titullar në këtë kampionat me kampionët e Francës dhe është i pakqënaqur me aktivizimin e pakët nga ana e Tuchel, në të njëjtën situatë është edhe Can tek Juventusi, i cili as nuk u përfshi në listën e Championsit ndërsa ka luajtur 7 ndeshje në Serinë A , vetëm 2 në formacion.

Paredes i kushtoi 47 milion euro PSG-së në janar të 2019-ës kur u transferua nga Zeniti për në Paris, ndërkohë që nëse ky shkëmbin finalizohet, atëherë do të ishte një rikthim për argjentinasin në Serinë A, kampionat ku u aktivzua nga viti 2013 në 2018-ën me ngjyrat e Chievos, Empolit e Romës. Natyrisht ka ende detaje për t’u analizuar sepse parizienët nuk kërkojnë ta humbasin kaq thjeshtë një futbollist për të cilin shpenzuan 47 milionë euro, ndërsa në krahun tjetër edhe klubi torinez edhe pse e afroi Emre Can me parametër 0, dëshiron të përfitojë diçka nga futbollisti i përfaqësueses gjermane./Burimi: Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*