Jo vetëm aktor! Ja profesioni tjetër i ‘Serkanit’ të serialit ‘Lule të Vetmuara’

Mehmet Aykaç është aktori turk i cili luan rolin e “Serkanit” në serialin “Lule të vetmuara”.

Me këtë rol aktori ka fituar një simpati të madhe nga publiku. Karrierën Mehmet Aykaç e ka nisur si muzikant. Ai di të këndojë dhe i bie violinës. Tani ai është 27 vjeç dhe është fokusuar tek aktrimi. Për rolin e tij në serialin “Lule të vetmuara”, Mehmet Akyaç është shprehur:

“Historia e serialit më pëlqeu shumë. Asokohe po shqyrtoja disa projekte por Lule të vetmuara ishte speciale sepse gjëra të tilla ndodhin edhe në jetën reale.

Serkan është roli më i mirë për mua. Serkan është një personazh shumë naiv dhe i mirë. Ai e kundërshton të ëmën dhe motrën sepse nuk e lejon ndërgjegja t’i bëjë keq të tjerëve.

Serkan nuk do të lëndonte as një milingonë. Por ka edhe momente kur ai inatoset”-ka thënë aktori. Sa i përket jetës private ai është treguar gjithmonë i rezervuar.

       

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*