Jashtë forme në duelin e titullit, boksieri: Haja çfarë të më dilte para, e teprova edhe me Koronat

Para pak ditëve u zhvillua ndeshja e dytë mes Andi ruiz dhe Antoni Xhoshua për titullin e kampionit në peshat e rënda në boks. Përballjen e parë e kishte fituar Ruiz, duke surprizuar jo pak. Megjithatë, në të dytën, boksieri meksikano-amerikan vuajti shumë dhe kjo edhe për shkak se ishte jashtë forme. Mjafton të nënvizohet se nga ndeshja e parë, Ruiz erdhi në përballjen e dytë ndaj Xhoshuas me 15 kile më shumë.

Në fund, fiziku beri diferencën dhe Ruiz humbi me vendimin e jurisë. Sakaq, vetë boksieri Ruiz e ka pranuar se ishte jashtë forme dhe se e kishte shijuar më tepër seç duhej të qenit kampion i botës. Por, ai theksoi se nëse do i jepej mundësia për një ndeshje të tretë, atëherë do të bënte maksimumin.

“ Mendoj se haja çdo gjë që më dilte para. Prandaj kisha fituar aq shumë peshë. Piva disa Korona më shumë seç duhej. Po e shijoja shumë jetën dhe po bëja shumë qejf. Por, edhe jashtë forme edhe pse nuk stërvitesha rregullisht, sërish ia dola mirë. Por, do doja ta kisha marrë më shumë seriozisht. Nëse do bëjmë një ndeshje të tretë, do të jap gjithçka kam. I dua ato tituj sërish”, u shpreh Ruiz./ Burimi:Vipsport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*