Jamaç te ‘Casa de Papel’? Ja e vërteta e lajmit që bëri bujë

Nga ‘Içerde’, duke vazhduar më pas tek ‘Çukur’ e së fundmi edhe me performancën e tij në filmin “Mrekullia në Qelinë 7” duket se aktorin do ta shohim edhe më tutje në Netflix.

Pas një super performance në këtë film i cili u bë një ndër filmat më të shikuar në “Netflix” duket se producentët e kësaj kompanie si dhe serialit të famshëm “La Casa de Papel” kanë menduar për ta sjellë si një “freski” aktorin turk.

Sipas raportimeve të fundit nga mediet turke, flitet Aras Bulut do të vijë në sezonën e 5-të duke i dhënë jetë personazhit me emrin “Istanbul”, pas një oferte të marrë nga “Netflix”.

Sigurisht që interesi ishte i madh dhe ky lajm u shpërnda menjëherë nga fansat e aktorit, por gazetari i njohur turk ua ka prerë pak shpresat mbështetësve të “Memo”.

Pretendimet për pjesëmarrjen e Aras Bulut në sezonin e 5-të të La Casa de Papel i hodhi poshtë Mustafa Kiliç, i cili përmes një postimi në Instagram, tha se kompania menaxheriale e aktorit ka thënë se lajmet nuk janë të vërteta.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*