Ja disa veçori interesante të  serialit ‘Sulejmani i Madhërishëm’

Seriali ‘Sulejamni i Madhërishëm’ ka përfunduar xhirimet e tij 7 vite përpara, thuajse një dekadë. Por, ndryshe nga pjesa dërrmuese e serialeve që mbahen mend vetëm për gjatë periudhës që transmetohen, ky serial vazhdon të jetë ende shumë ndikues, dhe i madh në dimensionin e tij.

Këtë e dëshmon më së miri fakti që është ndër të paktat telenovela që është transmetuar në më shumë se 100 shtete të botës, dhe ndonëse në Turqi ka shumë vite që ka mbaruar, ai ende transmetohet dhe ndiqet në shumë shtete, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Në pyetësorët e zhvilluar anë e mbanë botës, fansat janë përgjigjur se ajo çfarë i ka tërhequr më tepër është performansa absolute e aktorëve dhe muzika shumë e veçantë dhe e padëgjuar më parë, ndryshe nga gjithë meloditë e tjera të filmave.Turkish TV Series- Muhtesem Yuzyil (Magnificent Century)

Por jo vetëm kaq. Një tjetër tregues i muzikës unike të këtij seriali është edhe fakti që në Kazakistan, muzikantët kanë filluar të luajnë këto nota muzikore, madje edhe në serenatat dashurore që bëjnë.

Vetë firma produksionit që ka bërë serialin ‘Sulejmani i Madhërishëm’ ka shpërndarë në rrjetin social Twitter një video ku shfaqen qytetarë nga vende të ndryshme të botës, duke luajtur muzikën që jepet në këtë telenovelë.

Produksioni ‘TIMS’ ka vënë mbishkrimin duke shprehur se ‘ Seriali Sulejmani i Madhërishëm, që nga momenti që ka filluar të jepet live dhe deri më tani, ka tërhequr vëmendjen e më shumë se 100 shteteve, duke u renditur ndër të parët, dhe ndikimi tij ende vazhdon furishëm.’

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*