Ja çfarë do ndodhë me xhirimet e serialit Hercai

Rejjan(Hercai) është seriali i cili bëri bujë shumë gjatë xhirimeve dhe transmetimeve të episodeve të reja. Por jo vetëm. Edhe tashmë që të gjithë serialet kanë ndaluar xhirimet e tyre për shkak të Corona Virusit, Hercai mban vendin e parë për nga kërkesa e fansave për informacion më të detajuar mbi vazhdimin e serialit. Aktorët kryesorë të kësaj telenovele shprehin se në inbox-et e tyre personale vijnë çdo ditë pyetje pa ndalim se kur do i shohin sërish në ekrane.

Duke qenë se situata është ende e pazgjidhur në mbarë globin, është e vështirë të thuhet një datë konkrete se kur do jetë çdo kusht i plotësuar për t’iu rikthyer punës vrullshëm. Në krijimin e një filmi, seriale, komedie apo çdo lloj shfaqjeje televizive, nuk mjafton vetëm prezenca e aktorëve kryesorë. Është mëse e ditur se mbi të gjitha duhet të jetë formuar ekipi, të jenë të të njëjtit mendim dhe kështu të rinisin procesin e punës.

Ndaj, Hercai (stafi i tij) nuk mund të japë një përgjigje konkrete pasi janë të shpërndarë në qytete të ndryshme, me statistika të ndryshme për nga prekja dhe rrezìku i CoronaVìrus. Duke marrë parasysh situatën e shtetit Turk, parashikimin e tij në lidhje me të gjitha aktivitetet e shumëllojshme të punës, stafi i Hercait ka treguar se ekziston propabiliteti që xhirimet të fillojnë brenda muajit Gusht, duke publikuar në muajin Shtator episodin 39 si serinë e parë të sezonit të ri. Vlen të theksohet se seriali Hercai nuk ka rrémbyer vetëm audiencën televizive, por edhe përdoruesit e shumtë të kanalit Youtube, ku dukshëm dallohen klikimet me miliona në videot zyrtare të kësaj telenovele.

Së fundmi, episodi 38 la gjithë publikun me enigmën e vazhdimit të shtatzanisë së Handanit, e cila është në duart e Azizes, dhe faktit që Mirani i përket gjàkut të familjes Shadollu. Ndërsa për largimin e personazhit ‘Elif’ nga filmi, është bërë shkak vetë aktorja e cila hoqi dorë nga kontrata me produksionin, nga frìka e vìrusit më të përfolur. Ato shprehën se nuk donin ta zëvendësonin aktoren, ndaj përformuan atë skenë për të larguar Elifin nga historia. Për informacione më të detajuara, na mbetet të presim lajmërimet zyrtare të medias turke që publikojnë këtë serial…

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*