Ish-trajneri i Inter kërkon yllin e Romës

Tottenham i Jose Mourinhos dëshiron të ketë në skuadër Nicolo Zaniolon. Lajmi i bujshëm raportohet nga Daily Express sipas të cilëve Spurs ja kanë bërë propozimin e parë Romës duke i ofruar 45 milionë sterlina për kartonin e talentit italian, rreth 50 milionë euro.

Një shifër kjo që është në linjën e asaj çfarë kërkon klubi kryeqytetas për të lënë të lirë Nicolo Zaniolon për shërbimet e të cilit interesohen edhe Interi e Milani. Roma dhe Tottenham kanë raporte të mira pasi 7 vite më parë verdhekuqtë shitën te Spurs Eric Lamelan për 30 milionë euro./Burimi: Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*