Interi kërkon talentin estonez

Interi i Antonio Conte përgatitet për sezonin e ardhshëm, që pritet të startojë me 19 Shtator dhe natyrisht drejtuesit zikaltër janë të fokusuar edhe ne merkato. Pasi kane perfunduar transferimin e Kolarov, per te cilin priten vetem vizitat mjeksore e me pas zyrtarizimi, drejtuesit e Inter kane nisur ofensiven per te bere te tyrin talentin Oliver Jugerts, sulmues 17 vjeçar që luan për Hellas Verona.

Oliver, lojtar i klasit 2003, Janarin e kaluar eshte transferuar ne forme huazimi tek Roma dhe ne 4 ndeshje ka shenuar 4 gola me ekipin Under-17. Drejtuesit e Inter po perpiqen te marrin aprovimin e djaloshit te talentuar per te mbyllur transferimin dhe duke tentuar keshtu te mposhtin edhe interesin e Valencia dhe Leicester qe gjithashtu interesohen per sherbimet e 17 vjeçarit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*