Inter përforcon sulmin me lojtarin e talentuar

GENOA, ITALY - SEPTEMBER 28: Roberto Gagliardini of FC Internazionale (C) celebrates with after scoring the third goal of his team during the Serie A match between UC Sampdoria and FC Internazionale at Stadio Luigi Ferraris on September 28, 2019 in Genoa, Italy. (Photo by Claudio Villa - Inter/Inter via Getty Images)

Interi ka “djegur” konkurrencën e disa skuadrave italiane dhe europiane, për të marrë shërbimet e sulmuesit të talentuar zviceran Darian Males, i cili është rritur te skuadra e Lucernës dhe ka debutuar me ta edhe në Superligë.

Zikaltrit kanë paguar 4 milionë euro për kartonin e sulmuesit 19-vjeçar dhe e kanë sjellë në Milano, në një operacion në bashkëpunim edhe me Genoan, ku pritet që Males të kalojë fillimisht në huazim për të fituar eksperiencë.Darian Males ka mbërritur sot në Milano dhe do të kryejë vizitat mjekësore para se të hedhë firmën që do ta lidhë me Interin për 5 sezonet e ardhshme.

Sulmuesi i talentuar kërkohej edhe nga Juventus, Atalanta e Valencia, por në fund kanë qenë zikaltrit që kanë lëvizur me shpejtësi dhe kanë prezantuar projektin më interesant për Males, i cili ka luajtur me të gjithë ekipet e moshave të Zvicrës.

Burimi: Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*