I PABESI/ Vollkani nuk ka guxim të veprojë siç e këshillon Selçuku

Asja merr një ftesë për t’iu bashkuar një mbledhjeje në shòqatë dhe ajo pranon. Por, në atë mbledhje, nuk e pranon ftesën e tyre për të qenë sërish pjesë drejtuese e stafit të shòqatës. Pavàrësisht elegancës së ftesës së Nevinit, Asja rikujton faktin e pàkëndshëm që të gjitha e paragjýkuan dhe i drejtuan gishtin si fàjtore për humbjen e Derinit. Mjafton ky fakt, që Asja të vendosë që të mos bashkohet më në atë shòqatë. Ajo largohet që aty, bashkë me Baharin. Të dyja kontrollojnë disa vende për klìnikën që Asja dëshiron të hapë për veten e saj.

E lodhur nga gjithë luhatjet në vendin e saj të punës dhe paragjýkimet e pafundme që ka marrë, Asja vendos të mos përzihet më në turmën e njerëzve por të krijojë një ambjent pune në qetësi. Megjithatë, asnjë nga vendet që ajo shikon, nuk i ngjit mjaftueshëm. Fare rastësisht, Xhavidana mëson se çfarë po kërkon Asja, ndaj e fton të takohen në vendin e saj. Ai është një vend i madh, i papërdorur prej kohësh, i krijuar vite më parë me qëllimin që t’i mbetej djalit të Xhavidanës që gjithashtu është mjèk, por ai nuk ka dashur të jetonte në vendlindje.

Asja mahnitet nga vendi, pëlqen çdo detaj dhe ambjent të godinës, ndaj dhe duke e falenderuar shumë Xhavidanën, vendos që t’a marrë. Në anën tjetër ndodhet Derini. Ajo ndihet mëse e lëndùar nga daja saj Melihu, që nuk e beson se ajo është gràbitur me të vërtetë nga Faruku dhe gruaja tij. Vollkani ndërhyn dhe i kërkon Melihut që t’a besojë, pasi po thotë të vërtetën. Dajë e mbesë, ulen në një kafene për të biseduar, ku Derini i përgjèrohet që ai t’i mbyllë sytë para provave që ajo fillimisht sàjoi për të akùzuar Vollkanin dhe Asjën. Ajo kërkon që ai të përqëndrohet vetëm në faktin që më pas, është gràbitur me të vërtetë.

Derini gènjen dhe përdor ende shtatzëninë që ai të ndjejë kèqardhje, pasi nuk i ka treguar askujt që e ka dështùar. Tani Melihut i duhet të zgjedhë mes familjes dhe profesionit, gjë që e ka shumë të vështìrë. Gjithashtu Vollkani e ka të vèshtirë të shohë meshkuj rreth e rrotull Asjës. Ai nuk e honèps dot Turgajin që i shkon aq shpesh në shtëpi dhe për këtë, konsultohet me Selçukun. Ky i fundit i sugjeron që të jetë i sinqertë e të flasë hapur para Asjës për ndjenjat që ka për të, por Vollkani ka frìkë se ajo nuk do pranojë të jenë më bashkë dhe mund t’a humbasë përfundimisht.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*