I PABESI/ Gonyli frìkësohet nga çfarë po bën Derini

Arasi ndodhet në shtëpinë e Asjës, ku përveç të tjerave, edhe luan me lojëra elektronike me Aliun. Edhe pse ai as që e di si paisje dhe Aliu ia shpjegon në atë moment si për herë të parë, ai luan në mënyrë perfekte, duke e lënë pa fjalë Aliun dhe gjithë të tjerët. Më pas dalin në oborr, ku dukshëm dallohen nga rruga. Derini që po zgjatet në majë të gishtave për t’i parë, vëren menjëherë pácientin e Asjës, shòkohet nga prezenca tij dhe e quan ‘Aras’. Në atë moment, Derinit i rikthehen kujtime të pafundme nga koha e universitetit në Londër.

Ajo kujton Arasin dhe një grua të quajtur Lejla, të cilët i ishin bërë shumë ndihmë asokohe. Melihu që po e shikon Derinin, i afrohet vetëm pasi ajo është ulur sërish në kárrigen e saj, ku mesa duket po qëndron më kòt. Ai nuk i thotë asgjë se e ka parë në këmbë dhe për më tepër, i bindet kur ajo i kërkon me ngulm që t’a shoqërojë në bahçen e Asjës, ku ndodhet edhe Vollkani. Derini zgjat dorën të prezantohet me Arasin por ai nuk reagon sikur e njeh dhe Asja i shpjegon se ai ka hùmbur kujtesën. E shòkuar, Derini largohet që aty duke marrë edhe Vollkanin me vete.

Ashtu siç janë, ato mblidhen në shtëpinë e Baharit dhe Melihut, ku i përgëzojnë pafund për fëmijën që po presin. Melihu është i vetmi që nuk e ka mendjen aspak, pasi vazhdimisht mendon vetëm skenën që shikoi atë natë dhe për të cilën nuk flet dot, qoftë edhe me Derinin. Po atë natë, në restorantin e Selçukut, Derja do darkojë me zotin Kadir. Ajo mendon se të dy kanë pëlqim reciprok dhe nuk e mendon aspak opsionin që ai po shoqërohet me të, për të mësuar ndonjë gjë më shumë mbi Arasin, të cilit Derja dhe as Asja as që ia dinë emrin ende.

Mëngjesin e ditës tjetër, Melihu nuk duron dot më por merr veçmas motrën e tij dhe i tregon se çfarë ka parë mbërmjen e kaluar. Gonyli nuk heziton t’a besojë por nuk di si të ndihet; shumë e lumtur që vajza saj mund të ecë apo shumë e fríkësuar që vajza saj arrin t’a fshèhë një fakt kaq të rëndësishëm mbi jetën e saj. Megjithatë, Melihu i kërkon Gonylit që ajo të mos reagojë aspak, të mos i thotë asgjë Derinit pasi për gjendjen e saj mendore, është më e shëndetshme nëse e lënë të shprehet kurdo që ajo do e ndjejë. Melihu tregohet aq dískret, saqë nuk e ndan as me Baharin atë làjm.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*