I PABESI/ Derini njeh pàcientin e Asjës

Derini shikon pàcientin e Asjës në oborrin e saj dhe kupton se atë e njeh shumë mirë. Ai quhet Aras dhe Arasi bashkë me një grua të quajtur Lejla, e kanë ndihmuar shumë Derinin në periudhën e saj studentore në Londër. Për Arasin, përpiqet të marrë infòrmacione edhe zoti Kadir, që i është qèpur nga pas Derjës. Ai bën maksimumin e tij për të mësuar ndonjë të dhënë konkrete por e vetmja gjë që mëson, është që ai ka humbur kujtesën në atë pikë saqë nuk mban mend as emrin e tij. Në ato momente, Arasit i shkon pranë Derini, të cilën e ndihmon Melihu të shkojë deri në oborrin e Asjës, ku ndodhet Vollkani.

Derini shòkohet e tëra që ai nuk e mban mend dhe i prezantohet si për herë të parë, por njëkohësisht lumturohet. Melihu e merr që aty dhe e dërgon në shtëpinë e tij, por nuk i thotë asgjë që e ka parë duke qëndruar në këmbët e saj. Atë natë tek Melihu, e kalojnë fare mirë, edhe me prezencën e Vollkanit, por Melihu për vete nuk është gjëkundi fare, nuk përfshihet dot në biseda apo diçka tjetër, sepse mendjen e ka tek mbesa tij që po i màshtron të gjithë, në mënyrë mizòre. Mëngjesin e ditës tjetër, pa prezencën e Baharit, ai i rrëfen Gonylit gjithçka.

Gonyli pjesërisht lumturohet shumë që ajo mund të ecë por edhe frìkësohet e irrìtohet shumë që ajo arrin t’a mbajë të fshèhtë diçka të tillë, duke thënë hapurazi se ajo mund të ketë plane të fshèhta të djàllëzuara. Megjithatë, Melihu i kërkon motrës së tij që për momentin, të mos i thonë asgjë Derinit, derisa ajo të flasë vetë. Kur vjen Bahari pranë tyre, ato e ndërpresin bisedën, nga sìkleti se Bahari është shoqja e ngushtë e Vollkanit dhe nuk do ia mbante të fshèhtë diçka të tillë që po luhet hapurazi pas shpinës së tij, ndoshta edhe prej shumë kohësh.

Sakaq, atë mëngjes, e dashura e Selçukut, Xhaneri, do shkojë për mëngjes në restorantin e tij, pa qenë ai fare prezent. Xhaneri i tregon Nilit se ajo do qëndrojë në Tekirdag por nuk do i bëhet pròblem në punë, prandaj mund të vazhdojë e qetë. Nili gjithashtu i thotë se prezenca saj nuk është fare pròblem, ndaj edhe ajo mund të qëndrojë e qetë. Mëngjesi i asaj dite do jetë i vrullshëm edhe për të tjerë. Vollkani do jetë ai që do vendosë t’i kthejë Gonylit paratë që ajo ka dhënë për blerjen e shtëpisë së tij, dhe kështu, do riparojë dèmin që ajo bëri, për të cilin dèbatoi ashpèr me Halukun, aq sa i iku nga shtëpia.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*