I PABESI/ Derini bën gjithçka që t’i shpëtojë arrèstimit

Derini shikon dajën e saj Melihun që nuk e beson se ajo është rrèmbýer me të vërtetë dhe ky fakt e çmènd. Për fat, ajo ka pranë vetes Vollkanin, i cili do bëjë maksimumin e tij për t’a bindur Melihun se me të vërtetë situata është siç po e tregon Derini. Kjo e fundit dhe Melihu ulen në një kafene për të biseduar por Derini kupton se ai ka ndërmend t’a denòncojë të vërtetën në pòlìci pasi nuk do që të shpërdòrojë profesionin e tij. Derini i tregon se është shtatzënë dhe ai nuk duhet t’a lejojë të shkojë në bùrg, por Melihu vetëm qëndron në heshtje, edhe pse ajo i përgjèrohet që të mos e lërë pa familje.

Në anën tjetër ndodhet personi më i urrýer për Derinin; Asja. Ajo po shoqërohet nga Bahari teksa kontrollon disa vende, duke menduar se cilin mund të blejë, që të hapë një klìnikë personale private, pa qenë më në lidhje me spìtalin. Asnjë nga vendet që ato kontrollojnë, nuk ia mbush syrin. Për kontrollet që po bën Asja, informohet edhe Xhavidana, ndaj ajo e telefonon dhe i kërkon të takohen në një adresë që ia jep vetë Xhavidana. Të dyja sëbashku me Baharin shkojnë në adresën që Xhavidana jep dhe ajo tregon se është vendi i saj, i papërdorur prej vitesh.

Xhavidana e kishte ruajtur atë vend për djalin e saj të vetëm por ai zgjodhi të jetonte jashtë vendit, ndaj do ishte mëse e lumtur nëse do e hiqte njëherë e mirë atë vend që po qëndron më kòt prej kaq shumë kohësh. Asja mahnitet nga vendi, është ideal me çfarë kërkon ajo, ndaj dhe pranon menjëherë që t’a marrë. Që aty, Asja do bëjë një mbledhje në shòqatë, pasi e kërkojnë. Nevini e para e më pas të tjerat, kërkojnë rikthimin e Asjës në shòqatë por ajo ngulmon se nuk do të kthehet më aty ku njëherë e përzùnë me akùza të pàdrejta.

Personat e vetëm që nuk ndodhen në shòqatë për momentin, janë Derini dhe nëna saj Gonyli. Kjo e fundit, po bisedon me Turgajin, si psìkolog që është ai dhe po përpiqet të gjejë një zgjidhje për Derinin që nuk e pranon se martesa saj ka mbaruar. Ende pa folur Turgaji, Derini u shkon pranë dhe acàrohet së tepërmi me nënën e saj që po bisedon diçka private me kolegun e Asjës. Që aty, Turgaji shkon në shtëpinë e Asjës, ku do e gjejë Vollkani. Xhelòzia e Vollkanit nuk njeh kufinj ndaj dhe largohet, duke telefonuar Selçukun për të ndarë hallin që ka. Selçuku i sugjeron që ai të rrëfejë ndjenjat para Asjës por frìka Vollkanit është se Asja nuk do e pranojë më.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*