I PABESI/ Asja shùan çdo shpresë të Vollkanit

Melihu e gjen vetes para Baharit, në shtëpinë e saj, duke i treguar gjithë próblemin e madh në të cilin ndodhet për shkak të Derinit. Melihu thekson se familja është shumë e shenjtë për të, veçanërisht Gonyli me Halukun, sepse ato të dy e kanë rritur dhe kanë paguar çdo shpenzim e edukim për të, që prej ditës kur u kanë vdèkur prindërit. Tani Melihu nuk di nëse duhet të trádhtojë familjen e të denòncojë Derinin në pólíci apo të tràdhtojë profesionin dhe të mbrojë Derinin. Mes të tjerave, Bahari mëson për Melihun se ai i viziton shumë shpesh fëmijët në qendrën e jetìmore, gjë që ia rrit së tepërmi vlerësimin për Melihun.

Sakaq, në derën ngjitur ndodhet Vollkani, duke kërkuar për herë të fundit nga Asija që ajo t’a dëgjojë, ndaj Asija e fton brenda. Brenda në shtëpi, Vollkani qëndron përballë saj dhe i tregon se sa infèrior është ndjerë gjithmonë krahas saj. Sipas Vollkanit, ajo ka qenë gjithmonë më e zgjuara, më e qeta, më e matura e çdo gjë tjetër dhe kjo e ka bërë atë të ndihej në présion, ndaj është hedhur në krahët e Derinit që e adhuronte Vollkanin për se si ishte ai. Asja e dëgjon me shumë habi dhe i thekson se kjo nuk i jep të drejtën të trádhtojë, gjë që Vollkani e pohon por sërish ka nevojë të tregojë se si ndihet.

Pasi ai përfundon rrëfimin duke thënë se ndihet si mos më kèq që ia ka shkátërruar jetën asaj dhe Derinit, por Asja përgjigjet duke thënë se asaj nuk i intereson asgjë nga çfarë po thotë ai, prandaj Vollkani largohet, duke premtuar se nuk do e shqètësojë kurrë më. Atë natë, Vollkanin po e pret Derini por atë e zë gjumi duke e pritur. Nga tríshtimi që ndjen në shpirt dhe mendimet e konfuzuara, ajo shikon mákthe sikur po tenton t’i ngjasojë Asjës por të gjithë e largojnë nga jeta tyre. Në grumbullin e personave që nuk e duan aspak Derinin në atë màkth, është edhe nëna saj.

Ky fakt e bën që të zgjohet e traùmatizuar dhe për gjatë gjithë natës nuk e zë më gjumi. Ndërkohë vëllau saj Selçuku nuk heq dot dorë nga Nili. Kjo e fundit, atë natë ka darkuar me Pelinin, asistenten e Asjës, si dhe kushëririn e saj. Selçuku i shikon duke dalë nga makina të gjithë sëbashku dhe kërkon llògari nga Nili por ajo i kujton se ato nuk janë më në lidhje me njëri tjetrin dhe ai nuk shfaq dot xhelòzi. Sakaq, mëngjesin tjetër Vollkani shkon të marrë Derinin për të shkuar në spítal, në kontrollin e shtatzënis së saj. Vollkani ende nuk e di se ajo e ka dështùar, ndaj Derini sàjon jùstifikime që të vonojnë orarin e vizitës në spítal derisa të gjejë zgjidhje.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*