Hysaj në intervistë: Andorra më e rëndësishme se Franca

LENS, FRANCE - JUNE 11: Elseid Hysaj of Albania in action during the UEFA EURO 2016 Group A match between Albania and Switzerland at Stade Bollaert-Delelis on June 11, 2016 in Lens, France. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Andorrën, bashkë me trajnerin Reja ishte i pranishëm edhe kapiteni Elseid Hysaj i cili e ka lënë pas dëmtimin dhe siç deklaron edhe vetë ai është rikthyer në formën optimale në kombëtare. Hysaj paralajmëroi shokët e skuadrës se ndeshja më e rëndësishme për momentin është ajo ndaj modestëve të Andorrës.

Një grup i bashkuar dhe më të fortë?

“Sigurisht jemi shumë të bashkuar, siç po e kuptoni dhe ju. Janë të gjithë çuna të rinj dhe me ndihmën e trajnerit po krijojmë një grup të mirë”.

Si ndihesh?

“Unë jam mirë, sepse luajta me Napolin. Mendojmë shumë për Andorrën. Duhet të kalojmë nga sfida e Andorrës, për të arritur rekordin e pikëve. Në ndeshjen e dytë, do të ketë emocione te tjera, pasi është stadium i ri”.

Stadiumi dhe emocioni?

“Do të jetë një emocion ndryshe. Franca ka kampionë bote dhe do të jetë e vështirë të marrim pikë. Tifozeria sa më shumë afër të jetë aq më shumë eufori ka dhe na ndihmon”.

Ju bën keq euforia?

“Të gjithë flasin për Francën. Por ne e dimë të gjithë se ndeshje me Andorrën është më e rëndësishme.

Taktika dhe teknika?

“Do të jemi si me Moldavinë, do të sulmojmë dhe do përpiqemi mos të marrim gol. Duhet të jemi të qetë”./Burimi: Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*