‘Hyrrem’ ti je? Ja si dukej aktorja e njohur kur ishte e vogël

Një nga femrat më me ndikim në botën e artit dhe jo vetëm, është Merjem Uzerli, e njohur fillimisht si Sulltanesha Hyrrem. Tiparet e saj të veçanta dhe zëri saj i ëmbël bënë për vete pjesën më të madhe të ndjékësve të serialit ‘Sulejmani i Madhërishëm’. Në atë serial, Merjemi (Hyrremi) mori hovin më të lartë të karrierës së saj, edhe pse ka qenë aktore edhe në projekte të tjera para Sulejmanit.

Seriali ku Merjemi kishte personazhin e Hyrremit, ka zgjatur për një kohë relativisht shumë të gjatë dhe është transmetuar jo vetëm në Turqi por edhe në mbi 60 shtete të tjera, duke lënë gjurmët e veta në secilin shtet. Ndër shtetet që i shtuan famën më tepër, ka qenë edhe Shqipëria. Sidoqoftë, ndonëse bukuria saj është përfolur mjaftueshëm, pas përfundimit të serialit ‘Sulejmani Madhërishëm’ , Merjem vendosi të bëjë ndërhyrje estetike.

Siç duket, ajo nuk është ndjerë e plotë, e sigurtë dhe me vetbesim, ndaj ka pasur nevojë të kurohet më tepër, ndërmjet opéracioneve plastike. Kjo ka rënë në sy menjëherë në shfaqjen e saj të parë publike pas opérimeve. Kritikat për këtë kanë qenë të pakta pasi marrëdhënia saj me fansat është e ngushtë dhe ato e suportojnë në çdo vendim, por edhe vetë aktorja nuk e ka mohuar.

Megjithatë, nuk ka kaluar shumë kohë dhe Merjem Uzerli është shprehur e penduar për ndérhyrjen që ka bërë, duke e quajtur si një eksperiment të nxituar. Ajo nuk ka kërkuar të fshihen as fotot e saj para opérimeve, qoftë edhe ato të fëmijërisë. Por ja një foto që sjell pamjen e Merjem Uzerli në moshë fëmijërore, me fytyrën e pastër dhe tiparet e qarta, tërësisht bio.Gazeta Paloma Gjejeni se cila eshte 😄 Photo by Gazeta Paloma on June 07, 2020. Image may contain: 1 person, closeup

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*