Hercai (Rejan)/ Miran mbron Hazarin me gjithë fuqinë e tij

Nasuh, Azad, Hazar dhe Xhihan po lëvizin çdo gur për të gjetur Gylin e hùmbur. Nga njerëzit ato marrin udhëzim se e kanë parë në terminalin e autobuzave. Pa hùmbur kohë shkojnë në terminal, por aty askush nuk e ka parë. Nasuh merr telefonatë nga Azizeja, njëkohësisht me Miranin. Azize kërkon vetëm Nasuhin dhe Hazarin me Miranin. Ato mbërrijnë me të shpejtë para Azizes dhe kërkojnë Gylin. Sapo fillojnë ta kércënojnë, ajo i drejtohet Miranit duke i thënë se përveç hàkmarrjes, ka kërkuar gjithmonë edhe drejtësi, dhe nëse do dëshironte t’i merrte jetën Shadolluve, do kishte gjetur pafund mënyra deri më tani. Hazar i betohet se nëse ajo do guxojë të bëjë ndonjë gjë sado pak të vogël ndaj vajzave të tij, ai do bëhet vrasës për herë të parë, dhe me dëshirën e tij të plotë. Ndërsa Nasuh i thotë se së shpejti do takohen për t’u sqaruar.

Sakaq, Mirani shkon sërish pranë Rejanit, edhe pse ajo e pàrzuri. Ai mundohet ta bindë se e do ndaj dhe nuk mund të ikë, por Rejan, me lot në sy thotë se pavarësisht dashurisë që ajo i ka dhuruar, ai ka zgjedhur të besojë gjyshen e tij dhe të mos hekë dorë nga hàkmarrja. Jo vetëm për veten e tij, por Miran arrin t’i flasë edhe për dashurinë dhe afeksionin që Hazari ka ndaj saj, ndonëse ai e ka parë gjithmonë Hazarin si armìkun më të madh të jetës së tij. Por Rejan do largohet duke kërkuar kohë për t’u kthjelluar, dhe për t’i dhënë çdo gjëje një vendim përfundimtar; marrëdhënies së saj me babanë, dhe me Miranin.

Nga ana tjetër, Esma është kthyer sërish në konak dhe shikon që në vendin e saj ndodhet një shërbyese e re, Asija. Esma kërkon shpjegim nga Sulltana por kjo e fundit i lë të dijë se nuk do ndryshojë mendimi dhe vendimi saj për të mbajtur Asijen, por megjithatë Esma mund të qëndrojë ende në atë konak. Pranë Esmasë vjen Jareni. Gjatë bisedës së tyre, Esma i tregon se ajo dhe Fërati kanë të njëjtën alergji ushqimi, dhe këtë e ka kuptuar kur ka qenë shtatzënë me Fëratin.

Shtatzania saj me Fëratin do bëjë Jarenin të lotojë sërish, e cila e ka menduar atë si vëllanë e saj të shumëkërkuar, pasi kështu e ka bërë Azize të besojë.  Gjyshja saj i ka thënë se e ka fshehur identitetin e nipit për ta mbrojtur nga Shadollutë, por Jaren kujton se ajo gjithmonë e ka hedhur Fëratin para Shadolluve.  Ndërsa Gyli tashmë ka mbërritur në shtëpi, ku i tregon të gjithëve se ia ka mbathur pasi në atë shtëpi tashmë të gjithë bërtasin dhe grinden, si dhe pasi mësoi se Rejanin nuk e ka motër. Tashmë, Gyli dyshon nëse Hazari është babai saj i vërtetë ose jo. Për më tepër, Nasuh i bën të dijë Handanit se Jareni nuk do jetojë më kurrë në atë shtëpi.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*