Hercai (Rejan)/ Jaren kércënon gjyshin e saj

Nasuh shkon pranë së bijës, Jarenit. Kjo e fundit i thotë të ndalojë martesën me Harunin dhe ta débojë atë nga shtëpia tyre. Por gjyshi saj është i vendosur. Ai kërkon ta nxjerrë nuse nga shtëpia pa i bërë ndonjë skàndal ose lìgësi tjetër. Duke e parë në sy, Jareni i thotë se ajo dasëm nuk do të bëhet dhe kjo nuk ka diskutim. Në rast se sërish e kundérshtojnë, ajo pàralajmëron se do i tregojë Rejanit që nuk është aspak një Shadollu por një vajzë e birësuar.

Sakaq, zénkat mes Shadolluve dhe Asllanbejve janë gjithmonë prezente. Handani nuk ndalon së ngàcmuari Elifin, derisa në portë do trokasë Sulltana me Rejanin dhe Shykranin. Ato kanë sjellë pajën e vajzës,meqenëse nuk arritën dot t’ia sillnin në kohën e duhur. Handan dhe Sulltana nuk do vonojnë të hedhin kùnjat dhe ìronizojnë njëra tjetrën. Për t’ia mbyllur gojën njëherë e mirë, Sulltana ka përgatitur një pajë të madhe, që edhe Shadollutë ta dinë se Elifi nuk është pa familje.

Nga ana tjetër, Miran shkon në kompaninë e tyre dhe mëson nga Gonyli dhe Azadi se gjyshja tij u ka kërkuar 20 miljon dollarë, për të cilat kanë afat deri në darkë. Gonyl i tregon edhe mbi mbledhjet pa lajmërim që ajo ka bërë vetëm me avokatët. Miran dëshiron të rregullojë çështjen e dollarëve por Azad i thotë se nuk do e pérdhosë emrin e familjes së tij, ndaj ka kërkuar kredi për të mbyllur çështjen e Azizes. Kjo e fundit, mëson njëherazi me Azadin se tërheqja kredisë nuk është aprovuar. Pranë saj shkon Mirani, më i térbuar se kurrë, duke i pérplasur të vërtetat për fytyrë. Megjithatë, Azizeja sërish insiston se çdo gjë e ka bërë për ta dhe ato një ditë do e kuptojnë. Problemin e parave për Shadollutë, do e zgjidhë Haruni pasi Xhihani  pranon ndihmën e tij.

Miran, pasi ndaloi tek kompania, shkon në shtëpinë e Shadolluve për të marrë Rejanin me Shykranin. Ai dëgjon nga përtej derës se Gyli është shumë e mërzitur me të, dhe futet brenda me dëshirën për t’u pajtuar me të, por ajo largohet. Pranë saj shkon Hazari, i cili mundohet ta bindë se Mirani e do shumë fort dhe vendi saj tek ai nuk do zëvëndësohet asnjëherë. Ndërsa Azizeja do kërkojë të takohet me Sulltanën, vetëm për t’i kujtuar të shijojë këtë periudhë udhëheqjeje në konak, pasi nuk do zgjasë për shumë kohë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*