Hercai (Rejan)/ Hazari do të çojë Gylin për të takuar Miranin te shtëpia në fshat

Pas ikjes së Azizesë, Asllanbejlerët vendosin të shkojnë te Shadollutë për të çuar pajën e Elifit. Si do të priten ata nga krushqit? Çfarë planesh ka thurur Azizja për të elìminuar Shadollutë nga kompania dhe si do të kundërpërgjigjen këta të fundit? A do ta ata pranojnë ofertën e Harunit në këmbim të aksìoneve? Azizeja e paralajmëron Sulltanen se ajo do të kthehet sërish në shtëpi.

Ndërsa Mirani nuk po shpëton dot nga bréngat e së kaluarës. Hazari do të çojë Gylin për të takuar Miranin te shtëpia në fshat. Rastësisht ata do të dëgjojnë një kasetë të vjetër me zërin e Dilshahës. Çfarë do të zbulojë Mirani nga vetë goja e nënës së tij?! Në përpjekje për të prìshur martesën, Jareni do të kércënojë Nasuhun.

Çfarë asi nën mëngë ka ajo kësaj here?! Rejani do të zbulojë se ajo nuk është vajza biologjike e Hazarit. Si do ta pérjetojë ajo këtë moment trònditës?!  Nasuhu do ta dénojë Jarenin duke e mbyllur në një kasolle bagëtish. Rejani e dérrmuar shpirtërisht nga e vërteta do të gjejë strehim në shtëpinë e Dilshahës. Handani e acàruar nga situata do t’i kundërvihet të gjithëve në shtëpi.

Ndërkohë, Mirani dhe Hazari do të vijnë shumë pranë njëri-tjetrit duke fajësuar veten për atë që i ndodhi Rejanit. Rejani do të përballet me babanë dhe Miranin, por ajo është shumë e trònditur dhe nuk pranon që të bisedojë me ta. Haruni do të shkojë për të nxjerrë Jarenin nga kasollja, por cili do të jetë kushti i tij?

Shukrani shkon e nervòzuar te Asllanbejlerët dhe u kërkon llogari për padrejtësitë që i kanë bërë Rejanit.  Gyli ikën nga shtëpia për të kërkuar nënën e saj. Kush do ta gjejë atë? Të gjithë do të vihen në kërkim të Gylit. Çfarë plani ka Azizja kësaj here? Çfarë do të bëjnë Shadollutë kur të marrin vesh që Gyli ndodhet te Azizja?

Ndërkohë Mirani do të përplaset sërish me gjyshen. Esma do të shkojë te Allanbejlerët, por përveç reagimit të Feratit ajo do të çuditet dhe me ndryshimet që do të gjejë në shtëpi. Mirani do të provojë t’ia lehtësojë dhìmbjen Rejanit. A do të rezistojë dashuria e tyre edhe këtë radhë?

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*