Hercai (Rejan)/ Hazar përzë Jarenin nga shtëpia

Hazar, Gyl, Miran dhe Rejan tashmë ndodhen në shtëpinë e Shukranit. Gyl kërkon nga Rejani dhe Mirani që të kërcejnë së bashku, pasi i duken të mërzitur. Për hatër të Gylit ato fillojnë të kërcejnë, me një muzikë që vjen nga një kasetë e vjetër e asaj shtëpie. Ajo që do ndalojë kërcimin e tyre, do jetë zëri Dilshahut. Në kasetë, ajo ka rregjistruar bisedën e saj me shoqen e ngushtë. Sapo fillon të flasë, sytë e të gjithëve mbushen me lòt dhe me shumë vëmendje dëgjojnë çfarë ka për të thënë.

Në atë rregjistrim, Dilshah pohon me gojën e vet se Azize bashkë me të birin, kanë shkuar ta marrin pa dëshirë atë për nuse. Dilshah nuk ka folur pasi ka patur friìkë se Hazar mund të hyjë në probleme për të. Ajo shprehet se ka patur shumë frìkë nga familja Asllanbeu, sepse ato e kanë kércénuar edhe nënën e saj, Shukranin. Pa aprovimin e Shukranit dhe pa dëshirën e Dilshahut, ato e kanë marrë atë nuse. Miran nuk pushon së qàri duke menduar vuàjtjet e së ëmës, si dhe Hazari që mendon se mund ta kishte shpëtuar nëse do ishte në dijeni

Nga ana tjetër, në familjen Shadollu do shpérthejë një bòmbë e madhe. Jaren po kércënon Nasuhun, gjyshin e saj, që të mos e martojë, ndryshe do tregojë që Rejani është e birësuar. Natën e fejesës së Jarenit me Harunin, Nasuh ngrìhet dhe anullon lidhjen e tyre. Në atë moment vjen Rejani, të cilës Jaren i përplàs për fytyrë se nuk është vajzë e asaj shtëpie. Të gjithë shtàngen në moment. Miran largohet për të kërkuar llogari tek Azizeja nëse e dinte apo jo. Ai i drejton asaj àrmën dhe pret përgjigje. Ndërsa Rejan është larguar pa pranuar të flasë me askënd, teksa lë Hazarin me lòt në sy.

Të gjithë do i vërsulen Jarenit, përveç Harunit i cili do i dalë në mbrojtje. Sakaq, Hazari kërkon të zhdùket Jareni nga ajo shtëpi pasi nuk e meriton as mbiemrin që ka dhe asnjë të drejtë aty. Edhe vetë Xhihani është dakord të mos qëndrojë më Jareni në një çati me to, por Handani del kundër. Në momentin që Hazar merr të largohet pasi thotë se nuk mundet të jetojë më me Jarenin që vetëm ka patur plane djàllëzore gjithmonë, Nasuh kap Jarenin me forcë dhe e nxjerr nga shtëpia.  Hercai (Rejan) mund ta ndìqni nga e hëna në të premte, ora 20:10 në Jolly HD dhe 21:45 në 3Plus

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*