Hercai (Rejan)/ Harun i ngre kùrth Jarenit

Mirani i bën dhuratë Rejanit një stilolaps. Sipas tij, kjo është simbolikë për të treguar se femrat si ajo duhet të shkojnë pas ëndrrave dhe me dorën e tyre ta ndryshojnë fatin që kanë. Shumë të lumtur, ato largohen nga jahti pasi Mirani merr një telefonatë. Personi që ai po kërkonte, Omeri, duket se është gjetur. Por para se të shkojë tek ai, i duhet të gjejë një person që e lidh me të, pasi nuk e njeh personalisht. I orientuar nga telefonata, ai shkon pranë një lokali të thjeshtë. Pronari lokalit, Mustafa, deklaron se është daja i Omerit që ai po kërkon.

Por ai nuk ka as numër të nipit të tij, as ndonjë kontakt prej vitesh. Sado që Minari dhe Rejani i luten t’i krijojnë një lidhje me të pasi kanë vetëm disa pyetje për t’i bërë, Mustafa nuk pranon, vetëm nga mbiemri që Minari ka. Ajo që ky i fundit nuk di, është se Omeri ishte pikërisht personi i ulur në tavolinë me Mustafanë. Nga ana tjetër, Esma telefonon Hazerin për ta pyetur për gjendjen e Shukranit. Bisedën e tyre e dëgjon Azizeja e cila fillon t’i bëjë ironi e ta kritikojë Esmanë për interesin që shfaq.

Fjalët e Azizes nuk do i lërë pa përgjigje Sulltana. Ndërsa Fërrati,kërkon përgjigjet e kërkimeve për Harunin,por nuk kanë asgjë me vlerë në dorë. Ato dinë vetëm se nuk është paraqitur prej vitesh dhe se drejtimin e kompanisë e ka bërë nga larg. Por Haruni po përgatit një lojë shumë të pistë. Ai mbërrin në derën e shtëpisë së zotëri Nasuhit, për t’i kërkuar atij të caktojnë datën e martesës me Jarenin. Sapo hynë brenda në shtëpi, ato dëgjojnë Handanin teksa akuzon Jarenin se ka fshehur letrën që tregon mbi vràsjen e xhaxhait të saj.

Nasuhi merr mbesën e tij duke e kapur për flokësh dhe e mbyll në një dhomë, duke e dénuar. Edhe prindërit e vajzës janë shumë të zhgénjyer nga e bija, ndonëse ajo e mohon çfarë i tha Handani,duke e bërë edhe atë vetë fajtore. Vetëm Hazer mundohet të qetësojë paksa situatën. Pasi mbetet vetëm, Jaren qesh nga lumturia që më në fund mund të shpëtojë nga Haruni. Ndërsa ky i fundit, gjithë këtë e kishte bërë plan vetë me Handanin, për të dalë i pafajshëm në sytë e Nasuhit në rast se Harun do anullojë dasmën.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*