Hercai (Rejan)/ Harun dhe Jaren martohen zyrtarisht

Nasuh aha, i shoqëruar nga Haruni, shkojnë pranë Jarenit. Ajo ndodhet në gjendje të mjeruar, por sërish me hundën përpjetë. Gjyshi i tregon se e vetmja mënyrë që ajo të shpëtojë nga vendi ku po qëndron dhe punon, është të martohet me Harunin. Të dy hedhin firmat dhe ato janë zyrtarisht të martuar. Teksa merr të largohet, Jaren i kujton gjyshit të saj se duhej t’i kishte qëndruar asaj pranë, dhe jo Rejanit, por megjithatë do japë llogari për gabimet që ka bërë. Pas kësaj së fundit, Nasuh merr t’i hàkërrehet por para tij del Haruni.

Ai i thotë se tashmë Jaren nuk është një Shadollu, ndaj nuk mund t’i flasë si të dojë. Nasuh i thotë fjalën e fundit, që të mos guxojnë të shkélin në shtëpinë e tij. Sakaq, Gonul shikon nënën e saj teksa vazhdon të bëjë ndryshime në shtëpi, duke marrë përsipër kontrollin e çdo gjëje. Në momentin që Sulltana thotë se do bëhet si Azizeja, e bija i kundërvihet duke i thënë se asnjëherë nuk mund të jetë si ajo, pasi ajo është shumë e ligë. Mjafton të bëhet e fuqishme dhe kurrë më të mos lòtojë, siç ka lòtuar kur ia ka marrë djalin nga duart.

Gonul shkon pranë varrit ku supozohet se kanë varrosur vëllanë e saj, dhe fillon të gërmojë me lopatë derisa arrin ta hapë. Brenda, ajo gjen një kuti, në të cilën ndodhet një letër. Në letër shkruhet se nuk duhet t’i besojë kurrsesi Azizesë, por të ketë durim e të heshtë.  Nga ana tjetër, Rejan është larguar nga Shukrani, për t’u nisur drejt Shadolluve.

Duke i marrë me rradhë të gjithë personat e familjes një e nga një, ajo u shpreh atyre dhìmbjet që i kanë shkàktuar, dhe ëndrrat që i kanë marrë. Ndaj, ka vendosur të largohet nga të gjithë, dhe të bëhet e zonja vetes. Ashtu siç janë, të gjithë i vihen prapa. Edhe pse të gjithë fajin e merr përsipër vetë Nasuhi, edhe pse Gyli i përgjërohet të mos ikë, ajo sërish largohet. Të shqetësuar nga ikja saj, Elifi pret të mbetet vetëm me Azadin, për t’i thënë se e di që shqetësimi tij është jeta larg Rejanit.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*