Hercai (Rejan)/ Ferat arriti të bindë Rejanin të mos ikë

Jaren mbërrin në konak, pranë nënës së saj. Ajo, në prezencë të prindërve të saj dhe Nasuhit, tregon çdo detaj; që nga momenti kur e ka larguar gjyshi saj nga shtëpia, në vendin ku e ka bërë të punojë si kafshë, dhe martesën nën kércënim. Handan shokohet nga ajo që dëgjon, dhe i përplàs për fytyrë Nasuhut se të gjithë që qëndrojnë rreth tij, janë të palumtur. Ndaj ai nuk mund t’ia ndalojë të flasë. Jaren do qëndrojë me Harunin, por në konak, të paktën derisa gjërat mes tyre të rregullohen. Me të shkuar në dhomë, Jaren fillon kércënimet e saj ndaj Harunit. Ky i fundit i thotë të ketë shumë kujdes pasi férri për të sapo ka filluar.

Nga ana tjetër ndodhet Rejani e vetme, Mirani ende duke e kërkuar, dhe Hazari duke i folur Dilshahut në vàrr. Teksa të gjithë e kërkojnë, Rejanin e gjen Ferati. Ai i jep fjalën se nuk i ka treguar askujt se ku ndodhet, por edhe ajo duhet të dijë se nuk mund të ikë nga të vërtetat dhe nga ajo që është. Ai i kujton se as Rejani as Hazari nuk do ndalojnë së kërkuari atë, derisa ta gjejnë. Ndaj, ajo duhet t’i thotë vetes se këto dy persona nuk do i ndàhen nëse e gjejnë, pasi e duan dhe e kanë më të shtrenjtën. Ndonëse pranon se nuk e ka atë luks, ai i kërkon që ta falë.

Që aty, Ferati e çon Rejanin pranë Azizesë. Rejani e pyet këtë të fundit nëse ishte në dijeni të birësimit të saj ose jo. Rejan pranon që po. Ajo i thotë se duhet t’i kërkojë llogari Miranit, dhe jo Azizes. Duke e mbajtur këtë të fshehtë dhe duke e bërë të martohet me Miranin, Azizeja pranon të ketë arritur hàkmarrjen e saj. Por Rejani i thotë se kurrë nuk do bëhet si ajo. Megjithatë, para se të ikë, Azize i tregon kukullën që Gyli ka harruar. Rejan e paralajmëron se do e vràsë nëse ajo guxon t’i bëjë diçka të motrës. Në atë moment, Azize i thotë sërish, se ato të dyja nuk kanë dallim me njëra tjetrën.

Pasi largohet nga Azizeja, Rejan telefonon Elifin për të pyetur mbi Gylin nëse është mirë ose jo. Elif i tregon se është mirë, por génjen duke thënë se nuk e ka pranë që t’ia kalojë telefonin. Rejan i tregon se nuk mundi të ikte dot, nuk ia bëri zemra. Për ta larguar që aty, Elifi e nxit që të ikë, pasi ka të drejtë të ikë pas gjërave që i kanë bërë. Bisedën e tyre e përgjon Handani, që kupton se sa e ngushtë ishte mirësia Elifit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*