Hercai (Rejan)/ Azize mbërrin tek Shadollutë me àrmë në dorë

Rejjan mbërrin pranë Hazarit në momentin e tij më të vështirë, i hìdhet në krahë dhe i thotë plot gojë se nuk njeh asnjë baba tjetër përveç tij. Ai nuk arrin t’u besojë veshëve nga lumturia dhe ashtu siç janë, shkojnë në një ambjent ku ndodhen të vetëm dhe Rejjan i tregon se sa e lumtur ka qenë gjithmonë në atë shtëpi dhe se ndihet vajza më me fat që ka për baba Hazarin. Për ta surprizuar edhe më shumë, ajo e fton të shkojnë pranë Miranit i cili po i pret në derë. Rejjan i tregon babasë së saj se Mirani ka hequr dorë nga hàkmarrja pasi ka kuptuar se është màshtruar gjithmonë nga gjyshja tij. Edhe pse shumë i lumtur për vendimin e Miranit, Hazar i thotë se ai vetë nuk do ndalojë derisa ta gjejë se kush e ka kryer vràsjen e Dilshahut.

Të njëjtin lajm shkon t’i japë Mirani Feratit. Ky i fundit lumturohet pa masë por kërkon të dijë se si u bind Mirani që nuk ishte vràsësi Hazari. Miran shprehet se nuk është i bindur, por nuk mund të fajësojë dikë që nuk mban mend se çfarë ka ndodhur dhe për më tepër nuk ka asnjë provë në lidhje me të. Për më tepër, duhet ta dinë të gjithë këtë lajm kaq të madh, ndaj, Rejan ia thotë gjithë familjes kur mblidhen për të ngrënë darkë. Edhe pse u duket e vështirë për t’u besuar, të gjithë kënaqen nga ky vendim i papritur i Miranit. Lajmin e dëgjon edhe Hanifeja që ndodhet mes tyre dhe lajmëron menjëherë Harunin.

Sakaq, Azad i tregon Rejanit se Elifi nuk pranon të flasë me askënd dhe është mbyllur në dhomën e saj pasi nuk është e lumtur dhe as e bindur se ai e dashuron. Azad thërret edhe Miranin për ta bindur Elifin të dalë nga dhoma. Sado që mundohet, as Mirani nuk e bind dot të motrën që të dalë e t’i flasin problemet dhe shqetësimet e saj.
Teksa të gjithë janë duke fjetur, në mes të natës, Elif ngrihet dhe vishet me fustanin e saj të nusërisë. Ajo largohet nga shtëpia pa e shikuar askush dhe ecën drejt e një lumi që kanë afër. Në dépresion, Elif shkon drejt vetëvràsjes, dhe ia arrin.

Të nesërmen në mëngjes, teksa Azad mendon të fillojë procedurat e divòrcit me Elifin, në shtëpinë e tyre fillojnë bërtitjet nga Handani e cila është në momentin e lindjes. Ajo pëson komplikacione dhe ka nevojë të dërgohet në spital, por një àrmik i paftuar nuk do e lejojë. Azize ka mbërritur me àrmë në dorë në oborrin e Shadolluve dhe betohet se nuk do largohet që aty ose pa marrë Hazarin, ose pa i vràrë. Duke mos ia dalë me të, Xhihan i përgjërohet t’i lejojë të dërgojnë së paku Handanin por ajo e urdhëron të mos lëvizë, ndryshe do vràsë Azadin. Papritur, policia mbërrin në oborrin e tyre, dhe u jep kartën identifikuese të Elifit, dhe i ngushëllon për hùmbjen e saj.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*