Gylperi/ Xhan bie në duart e një mizori

Xhan shkëputet nga motra tij dhe Artemis, me justifikimin se do takojë shokët, pa u treguar atyre aspak se çfarë ka në mendje. Ai del në mes të rrugës, i vetëm, duke menduar se do arrijë të gjejë ku janë Kadiri me vëllanë e tij, Hasanin. Xhani i vogël në një qytet tepër të madh, humbet rrugën. Ai nuk ka asnjë telefon me vete për të lajmëruar dikë, e asgjë prej gjëje.

Nga ana tjetër, Gylperi, e shokuar nga pamja që shikon, afrohet menjëherë tek i biri, i shtrirë në bàrrelë. Ato e transportojnë Hasanin dhe e fusin menjëherë në operàcion. Të gjithë presin me ànkth pas derës, për të mësuar gjendjen e tij. Operàcioni kryhet me sukses, por Hasan nuk arrin dot të vijë në vete. Duke parë Hasanin të mbështjellur plàgësh dhe pa ndjenja, Artemis dhe e gjithë familja ndihen të pafuqìshëm.

Megjithatë, vajzat ende nuk i kanë treguar Gylperit për Xhanin. Ky i fundit, ka rënë në dorën e një mìzori, që mbledh fëmijët e pastrehë e jétimë, dhe i detyron të dalin për të kërkuar para në rrugë. Të gjithë paratë e mbledhura, i merr ai. Në rast kur fëmija nuk arrin të mbledhë dot para, ai tregohet i dhùnshëm ndaj tyre. A do arrijnë Gylperi dhe Kadiri ta shpëtojnë Xhanin ?

Sakaq, një débat do rindizet mes Artemisit dhe nënës së saj, Shejmës. Kjo e fundit ka shkuar pranë spitalit për të parë gjoja gjendjen e Hasanit, por në derë e pret vajza saj. Artemis i thotë se nuk ka asnjë të drejtë të jetë aty dhe as të shtiret sikur i intereson gjendja shëndetësore e Hasanit, pasi ishte vetë ajo që me duart e veta e dërgoi atë në bùrg, duke u bërë shkaktare e gjithë të këqìjave prapa.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*