Gylperi/ Takimi Ejubit me Seitin përfundon në lèndim

Gylperi merr vesh nga Bedrija se Ejubi ka vënë dorë edhe mbi Xhanin dhe pasi sqaron për herë të fundit Ejubin, ngjitet lart tek Kadiri dhe i jep dy lajme shumë të rëndësishme. E para është se pranon të firmosë kërkesën për të shpallur urdhër mbrojtjeje për fëmijët dhe veten nga Ejubi, si dhe pranon të martohet me të. Këto dy lajme do i dhurojnë gjithë botën Kadirit. Ajo zbret në shtëpinë e saj, gatuan me Bedrijen dhe Xhanin e më pas ngjitet sërish për të ngrënë kek me çaj me dashurinë e saj Kadirin. Ky i fundit, e admiron teksa e sheh duke bërë çajin sikur të kishin jetuar gjithmonë bashkë, dhe i premton se çdo gjë do zgjidhet.

Pas momentesh e orësh të lumtura së bashku, Gylperi ulet në shtëpinë e saj, fillon të qepë fustanin për martesën e saj me Kadirin.  Hasan telefonon Artemisën pasi gjen qetësi tek ajo. Menjëherë ajo vëren tonin e zërit të Hasanit që tregon se nuk është në qejf. Hasan, nga ana tjetër lumturohet që ajo e njeh aq mirë. Më pas, Artemis i tregon se ka dëgjuar fjalë që nëna tij me babanë e saj do martohen. Hasan qesh në tallje me këtë gjë dhe thotë me bindje se nëna tij nuk është e tillë dhe se nuk ka asnjë shans që martesa mes tyre të ndodhë.

Sakaq,Gokhan bëhet xheloz për Bedrijen. Ai i tregon se e ka parë duke hypur në makinë me tipa që nuk janë aspak për të dhe se nuk i shkojnë këto punë aspak. Bedrija, pasi ndihet e paragjykuar nga Gokhani, i thotë se ai nuk mund ta kuptojë aspak se sa ka ndryshuar jeta saj. Ajo ka qenë një princeshë vile dhe tashmë ndodhet në një qytet shumë të madh, pa para e pa shoqëri, duke u stërmunduar për çdo gjë. Pasi e dëgjon me vëmendje, Gokhan ndihet keq që i foli rëndë dhe vendos t’i qëndrojë afër edhe moralisht.

Ejub lë takim me Seitin. Ky i fundit i pohon se e ka ndjèkur pasi vetë djali tij donte të dinte mbi të, ndaj dhe ka vepruar vetëm për të ndihmuar Hasanin. Ejub acarohet që djali tij kërkon ndihmë nga dikush tjetër dhe nuk shkon ta pyesë vetë të atin për çfarë mendon. Pasi e kèrcènon të mos i thotë asgjë Hasanit për aksídentin që Ejubi vetë i shkaktoi makinës së Kadirit, ai e gòdet në kokë Seitin duke e lënë pa ndjenja. Hasan në atë moment hyn brenda por nuk arrin ta gjejë të atin e të kuptojë se këtë e ka bërë ai.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*