Gylperi/ Serdar ndihmon Hasanin

Hasan shkon pranë Kadirit për të kërkuar ndihmë. Ai i shpjegon situatën e çuditshme që po ndodh me zhdùkjen e gjyshit të tij. Sipas tyre kjo është shumë e pazakontë ndaj dhe ndjen se duhet të veprojë diçka. Bisedën e tyre do e dëgjojë edhe Artemisi e cila ndodhet pas derës. Ajo takohet me Hasanin pasi ai del që aty dhe e ndalon për të folur. Hasan i kërkon asaj sërish shpresë e shans tjetër, por më kot. Ajo nuk e lejon as ta përqafojë, por për t’i thënë që e ka kuptuar sa bën për të, edhe ajo i reciton atij poezi.

Atë natë Kadiri do kalojë kohë me Artemisin. Ai i shpjegon asaj se si çdo person, e ka një pikë të dobët, nga e cila gjithmonë thyhet e kthehet. Dhe pika tij e dobët, është pikërisht vajza tij, Artemisi. Kjo e fundit është mëse e bindur për pastërtinë e babait të saj, ndërkohë që e ëma vazhdon të shtiret si e penduar në sytë e tyre, dhe njëkohësisht vazhdon planet me Ejubin dhe në shtëpinë e Jakup Tashkënit, me Fatmën.

Në darkë, Serdari gjen Fidanin duke qarë me të madhe në kuzhinë. Ai i afrohet menjëherë dhe e pyet se çfarë ka ndodhur. Duke dihatur, ajo i tregon mbi skemën mes Gylperit dhe Kaderit e Fatmës. Ajo thotë se me gjithë këtë ligési që ato i bëjnë vetë nipave e mbesës së vet, dihet se për të e Serdarin nuk do ndjejnë aspak mëshirë. Ajo i frikësohet shumë të ardhmes në atë shtëpi por Serdar i kërkon të qetësohet e të qëndrojë sa më larg tyre.

Duke qenë i nxitur edhe nga ngjarjet e përditshme, edhe nga drejtësia e Hasanit por sidomos nga e qara e Fidanit, Serdari vendos t’i tregojë Hasanit se ku e ka dërguar Ejubi Jakupin fshehurazi. Menjëherë Hasan lajmëron Kadirin. Ai niset, dhe bashkë me të në makinë ndodhet edhe Artemis, e cila është futur fshehurazi. Ato mbërrijnë në shtëpinë ku ndodhet peng Jakubi. Teksa Kadiri me Hasanin hyjnë brenda për ta shpëtuar, Artemis gràbitet jashtë nga Ejubi. Pasi lirojnë Jakubin, Kadiri me Hasanin vihen në ndjekje të Ejubit. Ato arrijnë të shpëtojnë Artemisin, të lënë pa ndjenja në tokë Ejubin, dhe të shkatérrojnë celularin e tij, në të cilin shohin videon ku Hasan i tregon Artemisit për plàgosjen aksidéntale ndaj Kadirit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*