Gylperi/ Sejit nuk arrin të mbijetojë

Hasan i vihet pas Ejubit dhe sapo ai kthen kokën, Hasan e gòdet duke e shtrirë në tokë. Ai e fajëson duke i thënë se ka gur në vend të zemrës, dhe se kurrsesi nuk mund të jetë një baba. Hasan i thet me bindje se ai është një vrásës, dhe i përmend familjen në Siri. Ejub nuk e duron më dhe fillon ta gòdasë edhe ai. Baba e bir pèrleshen me njëri tjetrin shumë rëndë, në oborrin e shtëpisë.  Zhurmat do shkojnë deri brenda shtëpisë. Fatma me të bijën dhe nusen nuk reagojnë fillimisht.

Ato presin se do ndalen së zënuri por ato të dy vetëm sa e rëndojnë situatën edhe më shumë. Ejub nuk pranon të ketë ndonjë faj, por tenton të bindë të birin se vetëm nga shkaku Kadirit janë në këtë gjendje sot. Në atë moment Hasani i përmend se ai ka thèrur veten me thíkë dhe ka vrárë, ndaj këto rrugë nuk janë të duhurat. Goditjet mes tyre do vazhdojnë shumë rëndë por tashmë Fatma do ndërhyjë.

Ajo i thotë Ejubit se duhet të shkèlë mbi të nëse do t’i bëjë gjë Hasanit. Pasi sheh mllèfin tek i ati, Hasan i thotë se tashmë edhe një herë tjetër e ka várrosur babanë në zemër, dhe se ka mbetur sërish jètim. Ai largohet që aty duke e lënë Ejubin ende të mbushur shumë me mllèf, dhe Fatmën që duke bèrtitur thotë që nuk mundet më të durojë kështu.Nga ana tjetër, kur Artemis dhe Shejma kthehen nga pazari, gjejnë derën e shtëpisë hapur.

Menjëherë Artemis sugjeron që të telefonojnë polícinë por Shejma nuk pranon. Ndonëse ngjitet lart për në shtëpi por me shumë kujdes, Shejma nuk arrin të shmangë burrin e fríkshëm që u ka hyrë brenda. Ai e rráh Shejman duke e lënë pa ndjenja, në prezencë të Artemisit. Sapo ai largohet, Artemis fillimisht telefonon të atin por i përgjigjet xhaxhai. Ky i fundit niset menjëherë për tek mbesa por nuk i tregon Kadirit se çfarë kishte e bija në telefon.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*