Gylperi/ Kadir e rrèh Ejubin

Ejubi është thirrur në komísariat për të dhënë dëshminë e tij. Nga pas xhamit,atë po e dëgjon Kadiri së bashku me vëllanë e tij. Ejubin e pyesin se çfarë ka dashur një natë përpara pranë makinës së Kadirit në një orar të vonë dhe ai përgjigjet se aty pranë jeton bashkëshortja tij bashkë me fëmijët dhe është shumë normale që ai të kalojë andej në çfarë do lloj orari. Në prezencë të polícit, ai shprehet sikur marrëdhënia tij me Gylperin është në kulmin e dashurisë ndonëse për momentin po kalojnë një krizë të vogël, sipas Ejubit.

Me të dalë nga komísariati, Kadir i vihet prapa Ejubit. Pa u menduar dy herë, ai fillon ta gòdasë dhe ta kërcènojë. Kadir e paralajmëron se duhet të qëndrojë shumë larg Gylperit dhe fëmijëve, dhe se nuk do qëndrojë pa u paguar ajo çfarë ka bërë. Ndërsa Ejubi, i përmend Kadirit se njëri nga ato të dy, do dalë i vdèkur në fund të kësaj historie, dhe më pas largohen që të dy.Image result for gulperi 21 bolum

Që aty, Kadir niset për tek Gylperi. Ai ka përgatitur një kërkesë për urdhër mbrojtje nga Ejubi për fëmijët dhe Gylperin. Kjo e fundit e pyet nëse kjo do ndikojë në takimet e fëmijëve me babain e tyre dhe kur i thotë Kadiri ‘po’ ajo refuzon të firmosë. Sipas saj, nuk është e drejtë t’i humbasë fëmijët pasi i do, plus që Bedrije po jeton me të. Kadir mundohet ta bindë duke i thënë se ai nuk është i shëndoshë mendërisht ndaj dhe duhe të mbrohen nga ai, por Gylperi nuk ndryshon mendimin e saj.

Sakaq, Hasani takohet me Selenën. Ajo është e lumtur që Hasani e ka thirrur, por menjëherë vëren tonin e zërit të tij, si dhe ftohtësinë. Pasi fillojnë të ecin së bashku, ai i thotë se ndonjëherë, në jetë gjërat thjesht nuk ecin. Sado që të tentojnë, të presin për ndryshim dhe çdo gjë tjetër, thjesht nuk ndodh, nuk funksionon. Ai pranon se nuk gjen asnjë problem tek ajo, por thjesht nuk është e shkruar të jenë së bashku, ndaj dhe duhet ta ndalin me kaq marrëdhënien e tyre.Image result for gulperi 21 bolum

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*