Gylperi/ Kaderi del kundra Jakubit

Pranë Artemisit qëndrojnë nëna e saj Shejma me baba Kadirin. Teksa i sheh të dy pranë njëri tjetrit, ajo u kërkon atyre të jenë përsëri bashkë, të rimartohen. Këtë bisedë do e dëgjojë Gylperi nga dera, në momentin që shkon të vizitojë Artemisin e të mësojë gjendjen e saj. Gylperi hyn për t’i thënë ‘të shkuara’ por Artemis i flet réndë dhe Gylperi ikën. Kadir kritikon Artemisin dhe menjëherë rend pas Gylperisë. Ajo i thotë se tashmë duhet të jetë pranë së bijës, dhe largohet.

Jakubi rikthehet në shtëpi. Ai pyet bashkëshorten Fatmën dhe të bijën Kaderin për Ejubin. Ato i tregojnë se e kanë shtruar në spìtalin e të sémuréve mendorë dhe se sa herë përmendet, kërkon vetëm Gylperin, duke rénkuar. Ai àcarohet por këtë herë përballë tij do dalë Kaderi. Ajo i thotë se ndonjëherë duhet ta kërkojnë fajin edhe tek vetet e tyre dhe jo vetëm tek të tjerët.

Nga ana tjetër, Kadir i tregon Shejmasë për martesën e tij me Gylperin pasi ajo insiston që të sillen si çift normal në prezencë të Artemisit, për hir të lumturisë së saj. Shejma sillet në mënyrën më ideale të mundshme, me Kadirin e Artemisin, me shpresën se do e kthejë sërish Kadirin nga vetja. Më pas Kadirin e telefonon Hasani. Ky i fundit ka mësuar martesën e tij me të ëmën. Kur Kadir i thotë se ndodhet në spital për Artemisin, ai niset menjëherë për ta parë.

Hasan gjen Artemisin duke fjetur dhe përfiton nga rasti për ti folur mbi të vërtetën që ka mësuar. Ai shprehet se është lënduar shumë duke menduar që gjithë mirësitë që i ka bërë atij dhe Bedrijes e Xhanit kanë qenë si pasojë e zemrës të tij të mirë, por të gjitha paskan qenë vetëm për Gylperin. Ndërsa Kadir i thotë se ai i ka besuar, kur ka dalë dorë për dore me të bijën duke i premtuar se do e dojë dhe mbrojë, i ka besuar.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*