Gylperi/ Hasanin dhe Gokhanin i rráhin pa mëshirë

Gylperi shikon Bedrijen duke përgatitur valixhen. Menjëherë e pyet se për cilën arsye po e bën këtë por vrazhdësia e përgjigjeve të së bijës do e prekin shumë. Ajo po bëhet gadi pasi kanë ardhur gjyshja dhe gjyshi dhe ajo ka vendosur të qëndrojë me to. Më pas Gylperi shikon që vajza saj ka marrë telefon të ri. Bedrija i thotë se ishte dhuratë nga babai saj dhe nuk ka asgjë të keqe të marrë nga pasuria e Tashkënve pasi është lodhur duke parë gjithnjë nga larg vajzat që vishen bukur dhe kanë para.

Sipas Bedrijes, Gylperi po i sakrifikon fëmijët e tyre me mungesë parash, pa i pyetur ato nëse duan të mbajnë krenarinë e tyre para parave të gjyshit.Në kazino do hyjë Ejubi. Pronarët e presin me lëvdatat e mbiemrit të tij dhe menjëherë i caktojnë vendin në tryezë. Ai fillon të luajë por fati nuk është me të. Ejub hùmbet një shumë të konsiderueshme parash por kjo nuk e bën të ndalojë. Ai vendos përsëri para në tryezë, të cilat sërish i hùmbet.

Pasi mbetet tërësisht pa para, ai vendos të mos e pranojë hùmbjen dhe ta nxjerrë inátin duke kundërshtuar lojtarët e tjerë në tavolinë. Menjëherë Ejubi nxirret jashtë kazinosë dhe askush nuk interesohet më për të. Hasani dhe Gokhani janë në lagjen ku i ka adresuar Kadiri, duke kërkuar për Artemisin.

Përveçse nuk arrijnë ta gjejnë, ato hynë në një sherr të madh duke dalë shumë të lënduar fizikisht që aty. Sakaq, burri që djemtë grabitës shkapetën me makinë, ka vdekur dhe këtë e marrin vesh në lajme. Vetëm njëri nga djemtë grabitës është i ndërgjegjshëm dhe nuk pranon të punojë e të vazhdojë më me këto punë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*