Gylperi/ Hasani bëhet heroi Artemisit

Gylperi është në ndjèkje të personave që kanë në duar videon ku shfaqet Ejubi duke lènduar veten me thíkë. Ajo u përgjërohet atyre që t’ia japin videon por nga fríka dhe nga rasti që ato vetë kanë përjetuar në familje, tërhiqen dhe nuk pranojnë. Më pas Gylperi u ofron atyre Kadirin si avokat, tërësisht pa pagesë. Në atë moment ato pranojnë dhe i japin asaj videon.

Ajo që Gylperi nuk di është se pas saj ndodhet Ejubi që po e ndjek. Ai pret sa ajo ikën nga vendi ku po merr pamjet nga dëshmitarët dhe e ndalon atë. Ejub i merr çantën me zòr nga duart, ia hedh të gjitha në tokë, dhe kur i sheh telefonin, e merr dhe e hap. Brenda gjen videon të cilën Gylperi ia mori deshmitarëve. Ai e thyen telefonin dhe çmendet nga fakti që Gylperi po bën këto gjëra vetëm për të liruar Kadirin.

Gylperi është një hap para Ejubit. Para se ai t’i dilte përpara dhe t’i merrte e thyente celularin, ajo ia ka dërguar videon vëllasë sa Kadirit, i cili gjithashtu po merret me çështjen e të vëllasë. Ejub largohet, me bindjen se nuk ka më asnjë provë në dorën e Gylperit, ndërsa vëllai Kadirit dorëzon videon në políci dhe merr lajmin se kjo video vërteton menjëherë lirinë e Kadirit. Këtij të fundit, do i shkojë për vizitë Ejubi.

Ai e akuzon si fajtor për ndarjen e tij me Gylperin dhe i thotë se e ka vjedhur atë nga ai, dhe tenton ta godasë Kadirin, por menjëherë ndërhyn p0licia.  Sakaq, Hasani ka gjetur vendin e Artemisit dhe pa iu dridhur qerpiku ka hyrë mes flákëve të kasolles, duke shpëtuar Artemisin që aty. Menjëherë thërrasin ambulancën për të marrë vajzën e cila ndodhet në gjendje të fikët. Pasi shkojnë në spítal, lajmërojnë Shejmanë dhe xhaxhain e Artemisit. Të gjithë nisen menjëherë në spítal, bashkë me Gylperinë e cila shikon Hasanin të lënduar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*