Gylperi/ Gokhan hyn në dhomën e Ejubit në spìtal

Gylperi shkon në shtëpinë e saj dhe nuk gjen asnjërin nga fëmijët, si dhe asgjë nga rrobat e tyre. Në po të njëjtën kohë, edhe Kadir shkon në shtëpinë e tij dhe gjen të bòshatisur raftin personal të Artemisit. Të dy të alàrmuar nisen për të kërkuar fëmijët dhe të mundohen t’i kthejnë në shtëpi. Kadirin e telefonon Shejma dhe i tregon se Artemis ndodhet pranë saj.

Nga ana tjetër, Jakubi po provon çdo téntativë për të nxjerrë Ejubin të lirë jashtë. Avokati i lë të dijë se çështja nuk është aq e thjeshtë sa ka qenë çështja tij vetë. Duke mos e pranuar ‘Jo-në’ si përgjigje, Jakubi i ofron atij pasuri shumë të madhe, vetëm që të punojë shumë dhe të gjejë e të bëjë edhe të pamundurën, që të mos e lërë brenda Ejubin.Image result for guperi 24 bolum photos

Kadir shkon pranë Artemisit në hotelin ku është sistemuar Shejma. Kjo e fundit luan rolin e ëngjëllit në sytë e së bijës dhe të Kadirit. E bija màshtrohet tërësisht dhe fàjëson të ëmën që sërish e mbronë Kadirin. Kadiri sakaq, mundohet t’i flasë së bijës por ajo réfuzon kategorikisht që ta dëgjojë apo pranojë argumentimin e tij. Ajo largohet duke i thënë që nuk dëshiron as ta shikojë dhe as t’ia dëgjojë zërin.

Fëmijët e Gylperit, së bashku me Gylperin dhe me Artemisin e Kadirin mblidhen në të njëjtin vend. Asnjëri nga fëmijët nuk dëgjon që t’i pranojë fjalët e prindit. Gylperi i kujton fëmijëve se ajo dhe Kadiri e kanë pranuar lidhjen e tyre, për të treguar edhe respekt. Kadir gjithashtu u thotë se sado kundër që të jenë, nuk mund të flasin pa edukatë ndaj prindërve. Hasani merr Bedrijen dhe Xhanin, dhe thotë se do shkojnë tek gjyshi tyre Jakubi.Image result for guperi 24 bolum photos

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*