‘Gylperi’ gëzon fansat! Sapo njoftoi për lajmin që e priste prej kohësh

Aktorja turke Nurgul Yesilçay u bë shumë e njohur me rolin e “Gylserenit” në serialin “Fate të kryqëzuara” ndërsa sot ajo njihet si “Gylperi” nga seriali shumë i ndjekur që transmetohet në Klan plus.

Nurgul ka një karrierë të gjatë në kinematografi por aktrimi nuk është talenti i saj i vetëm. 43-vjeçarja di edhe të pikturojë dhe së fundmi ka realizuar ëndrrën e saj.

Aktorja ka dhënë përmes Instagramit një lajm të bukur duke njoftuar fansat se në 11 mars do të hapë ekspozitën e saj. “Leonardo Da Vinci dhe Van Gogh ishin 37 vjeç, Modigliani ishte 33 dhe Egon Shiele ishte 27 vjeç, ata lanë vepra të mahnitshme dhe mbyllën sytë përgjithmonë.

Ndërsa unë tani që jam mbi 40 vjeç po hap ekspozitën time të parë. Jam shumë e lumtur”-shkruan aktorja.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*