Gylperi/ Bedrije mëson se Gokhani ka rràhur Hasanin

Hasan mbërrin në shtëpi, në gjendjen në të cilën e ka sjellë Gokhani. Gylperi e shikon shumë e shqetësuar dhe menjëherë ngrihet në këmbë për ta ndihmuar e për të marrë vesh çfarë dhe përse ka ndodhur. Ajo ngul këmbë shumë që ai t’i tregojë, por Hasani nuk tregon. Ajo i kujton të birit se së fundmi ai nuk po tregohet shumë i sinqertë, pasi i tha se nuk do shkonte në kòmisariat dhe shkoi.

Të nesërmen në mëngjes Gylperi shkon lart tek Kadiri për t’i thënë se duhet t’i japin fund martesës së tyre për hatër të fëmijëve. Ajo nuk mund të mendojë për martesën e saj kur fëmijët nuk i ka në rregull. Ose ta mbarojnë si martesë, ose të rrinë të distancuar duke mos i treguar askujt derisa punët të jenë në shinat e duhura.Image result for bolum 23 gulperi

Bisedën e tyre do e dëgjojë Shejma. Ajo telefonon asistentin e saj nga i cili gjithmonë merr mend. Ai i thotë se nuk duhet kurrsesi t’ia thotë Artemisit e ta vërë kundra të atit. Në këtë rast, Shejma duhet të luajë rolin e gruas super të kujdesshme dhe të mirëkuptueshme, duke i bërë për vete si Kadirin ashtu edhe të bijën. Sakaq, Bedrija shikon Hasanin në gjendje të rëndë fizike.

Ajo e pyet por përsëri Hasani nuk përgjigjet. Duke pròvokuar sikur po shkon të padisë në kòmisariat, Bedrija merr të dalë nga shtëpia por Hasan e ndalon dhe i tregon gjithë çfarë ka ngjarë. Më pas ulen për të ngrënë mëngjesin të gjithë bashkë. Bedrija i tregon të ëmës që Hasani po kërkon për punë. Gylperi i thotë se të mbajë shtëpinë është vetëm përgjegjësi e saja por Hasan refuzon, duke thënë se dëshiron t’i bëhet krah nënës së tij.Image result for bolum 23 gulperi

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*