Gruaja e ‘Osmanit’ ka dy fjalë të rëndësishme për të gjithë

Aktorja Fahriye Evcen ka marrë vëmendjen e të gjithëve me një postim në Instagram së fundmi, ku flet për pandeminë Koronavirus.

Bashkëshortja e aktorit Burak Ozçivit i cili luan në serialin “Osmani” në TV Klan, postoi një foto nga shtëpia e tyre.

“Universi, shtëpia jonë, ose një fuqi tjetër, po përpiqet të na thotë diçka ne njerëzve, duke na mbyllur në shtëpi. Po na thotë se është lodhur dhe ka nevojë për pushim”-shkroi aktorja. TEMİZLİK BURAK'IN ÜTÜ FAHRİYE'NİN – Tek Magazin

“Mendoj se ne duhet të ndalojmë, t’i kthehemi esencës së jetës, të kujtojmë cilat janë vlerat, të shohim të mirën, të bëhmi njerëz të mirë dhe jo të sulmojmë atë çfarë kemi. Le ta shikojmë këtë periudhë si mësim ju lutem”, shprehet ajo.

“Le të ndalojmë pak dhe të mendojmë”-shtoi ajo. Fjalët e Fahriyes janë mbështetur gjerësisht nga fansat e saj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*