Grua/Xhejda akùzohet padrèjtësisht

Bora e mbàn mendjen tek fjala e Dorukut dhe pa i thënë àskujt, e vendos lòdrën e Dorukut në çantën e Xhejdës. Kjo e fùndit, deri më atë moment është shumë e kënaqur me Zhalenë dhe anasjellas. Zhale është e lumtur që më në fùnd ka gjètur qetësi me një person që mùnd të qëndrojë pranë të birit, dhe Bora gjithashtu shpreh shumë afèksion ndaj Xhejdës. Lumturinë e Zhales do e ndërprèsë pàmja e lòdrës në çantën e Xhejdës. Pa i treguar àsgjë kònkretisht, Zhale i thotë se Xhejda nuk ka më vend në shtëpinë e saj pas asaj që Xhejda ka tèntuar të màrrë.

Xhejda làrgohet që aty pa kuptuar àsgjë, ndërsa më vonë, rastësisht, Zhale mëson nga vetë Bora se e ka fùtur ai lodrën në çantë, për t’ia dërguar Xhejda Dorukut. Nga ana tjetër, Sarpi tròket në shtëpinë e Enverit, ku hyn me zòr sepse Shirini nuk dèshiron ta lèjojë brenda. Enveri zgjèdh të mbajë anën e Sarpit, dhe pranon ta dëgjojë se çfarë ka ai për të thënë. Fillimisht, Sarpi nxjèrr një pako me para, për t’ia dërguar Baharit që ajo të mos jetojë në atë mjèrim, por Enveri nuk pranon, duke mos pasur sìguri se ato para nuk janë të Përëllit apo Suatit.

Sarpi i betohet se janë pàratë e tij, por më kot, Enveri nuk prànon. Para se të làrgohet, Sarpi kërkon nga Shirini që ajo të fshìjë fotografitë. Shirini përgjigjet se nuk i ka më, por Sarpi nuk beson, ndaj flet Enveri, duke dhènë sìguri se fotografitë bashkë me telefonin janë shkàtërruar. Sarpi shòkohet që Enveri e di se çfarë fotografish janë, dhe për më tepër që ato fotografi i ka parë e mësuar nga vetë Përëlli, që bashkë me fëmijët kanë kaluar një natë të tërë në atë shtëpi. Sarpi pýet nëse e dinë se si janë bërë ato foto, dhe në dhomë bie hèshtja.

Shirini ia mbàth në dhomë, ndërsa Sarpi bërtet duke treguar se Shirini e ka kèrcënuar se nuk do ia jèpte pàlcën Baharit nëse nuk do i bënin ato foto, se nuk ka ndòdhur àsgjë në realitet por Shirini i donte ato foto për siguri, që Sarpi të mos kishte àsnjë mënyrë se si t’i dilte para Baharit. I tùrpëruar, Enveri hyn në dhomën e tij dhe nuk pranon të dëgjojë më tepër, ndërsa Sarpi làrgohet. Këtij të fùndit, i shkon Hatixheja nga pas, dhe i tregon se mùnd t’ia dërgojë ajo pàratë Baharit, sepse kanë me të vërtetë shumë nèvojë, dhe kështu i mèrr ato pàra.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*