Grua/ Shirini përtàll dhémbjen e Baharit

E nxítur nga kureshtja e paqéllimshmé e Jelizit, Bahari vendos që të hédhë një shikim në rubrikën e mesazheve, në celularin personal të Sarpit. Duke mos e prítur aspàk, ajo përbàllet me mesazhe dashurore, të shkëmbýera me një numër të pa regjistruar. Bahari i lexon mesazhet një e nga një dhe nga dhémbja e madhe që péson, ajo fillon të shkàpesë çdo gjë në shtëpi. Zhùrmat e shtëpisë së Baharit shkojnë deri në shtëpinë e Xhejdës, përbàllë.

Xhejda shkon t’i qëndrojë pranë pasi Bahari vetë e kërkon. Ajo mùndohet të vërë edhe fëmijët në gjumë dhe dëgjon pròblemin që i ka rënë Baharit mbi kokë, derisa e zë gjumi pasi nuk mùndet më. Të nesërmen në mëngjes, Bahari telefonon Ferdanen për t’i kërkuar ta zévendésoje në punë. Kjo ndodh për herë të parë pasi Bahari nuk kishte mùnguar asnjéherë.

Fëmijët i dërgon në shkollë Arifi. Ai shikon që gjéndja e Baharit është si mos më kéq dhe kjo e çudít si dhe e meràkos atë së tepërmi. Shirini, e detyruar dërgon Borën në shkollë, djalin e Zhales dhe Musasë. Në atë moment, Arifi sjell fëmijët e Baharit dhe Bora e prezanton Arifin si babanë e tyre pasi Nisani ka përhàpur këtë génjeshtér në shkollë ditën e panairit. Duke màrrë shkàs nga kjo arsye, Shirini e bën fakt të kryer që ai është i dashuri i Baharit.

Ndaj, i vihet atij nga pas deri në lagjen e Baharit. Ajo fillon tentàtivat e saj për t’iu afruar e për ta bërë për vete Arifin, vétëm që ta làrgojë nga Bahari, me idenë se ai është në një lídhje dashurore me të. Sakaq, pranë Baharit ka shkuar Jelizi, pasi Ferdane e ka lajméruar se ajo ndodhet në gjéndje shumë të kéqe. Ajo i propòzon ta telefonojë numrin e parregjístruar në mesazhet e Sarpit, dhe telefoni bie në anën e Shirinit. Gjatë gjithë kohës, ajo përgjígjet por nuk flet.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*