Grua/Hatixheja zbulon se Shirini po luan agjénten

Hatixheja e ka gjithmonë e më të vështirë që të génjejë Enverin për paratë që i ka marrë Sarpi, të cilat i ka justifikuar si démshpërblim nga puna ku ajo ka qenë më parë. Enveri kërkon që të shpénzojë pak nga paratë, për të paguar një makinë që të marrë makinën e vogël të rrobave që qep Enveri, e cila ndodhet ende në shtëpinë e Baharit. Hatixheja nuk dëshiron t’i shpenzojë ato para, ndaj sugjeron që sërish t’a sjellë Arifi, ashtu siç e ka marrë në fillim. Pas bisedës me Enverin, Hatixheja fútet në dhomën e Shirinit për ta rregulluar.

Teksa Shirini ndodhet në dush, ekrani telefonit të saj ndizet, duke treguar një mesazh të sapoardhur në numrin e saj. Edhe pse Shirini është síguruar që ta rregjistrojë numrin e Suatit me emër femre , ‘Selini’ , sërish Hatixheja e kupton se çfarë po ndodh, pasi në mesazh, ai pyet se çfarë i ka thënë Bahari prindërve të saj lídhur me takimin që gjoja do bënte me Sarpin. Tek e lexon, Hatixheja kupton se Shirinin po e përdorin si agjénte për të tranmetuar informacione sa nga njëra anë e sa nga tjetra, ndaj e merr në pyetje Shirinin.

Kjo e fundit, fillimisht e mohon se Selini është Suati, por Hatixheja insiston dhe ajo détyrohet ta pranojë. Sapo fillojnë débatet mes tyre, në dhomë vjen Enveri për të mësuar se ç’po ndodh, dhe Hatixheja i tregon se Shirini vazhdon të takohet me Suatin. Për të mbuluar gábimin e saj, Shirini nxjerr Hatixhenë zbúluar, duke i treguar Enverit se ajo i ka marrë paratë që ai mohoi të merreshin nga Sarpi. Hatixheja nuk e móhon dot, por tenton që t’i japë një zhgénjim, gjë të cilën nuk e lejon Enveri. Madje, ai largohet nga shtëpia.

I indínjuar nga génjeshtrat dhe gjërat që bëhen pa dijeninë e tij, Enveri nuk pranon të qëndrojë në shtëpi në atë moment. Ai telefonon Arifin, për t’i kërkuar që t’i sjellë makinën qepëse që ka lénë në shtëpinë e Baharit, por Enveri dallohet lehtësisht në zërin e tij se po qán. Ndaj, Arifi e pyet se çfarë po ndodh, dhe Enveri nuk e móhon që ndodhet në një moment shumë të kéq të jetës. Gjatë asaj kohe, Bahari shkon në shkollën e fëmijëve të saj dhe u bën të qartë të gjithë mësuesve që nuk do e lejojnë Nisanin të dalë as në oborr gjatë pushimit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*