Grua/Enveri përlòtet para fëmijëve të Përëllit

Përëlli vërteton mòhimet e Shirinit sapo nxjèrr telefonin nga xhèpi dhe tregon fotografitë e Shirinit dhe Sarpit në shtràt. Prandaj, Shirini ia mbàth në dhomën e saj, por dètyrohe të dalë, sepse Enveri thotë se nuk pranon dot të jetojë nën të njëjtën çati me të. Shirini làrgohet nga shtëpia, duke iu dréjtuar menjëherë shtëpisë së babasë së Përëllit, Suatit, ndërsa vetë Përëlli, qèndron aty, duke zèvëndësuar vendin e Shirinit. Atë e quan Enveri ‘bijë’ dhe e tràjton si ta kishte të tillë, duke i thënë se ka të drejtë për çfarëdo lloj fjale që mund të thotë.

Por, Përëlli vètëm ùlet në gjùnjë para fëmijëve të saj, duke qàrë me dènesë si të ishte vetë fëmijë. Enverit dhe Hatixhesë u thýhet zemra nga ajo pamje, duke u ndjèrë tepër fajtor edhe për fàktin që e gjithë dràma është shkàktuar nga vajza tyre. Prandaj, Enveri e fton Përëllin që të kalojë natën në shtëpinë e tyre, gjë që Përëlli e pranon pa hèzituar àspak, edhe pse Hatixheja mendon se ajo nuk do pranojë. Për më tepër, ajo shtrihet menjëherë, mu para tyre, dhe thotë se àsnjëherë nuk i është ndàrë zemra në kaq còpa.

Pasi përlòtet mjaftueshëm nga gjèndja e mjèruar e Përëllit, Enveri shkon pranë fëmijëve të saj, që ndòdhen në dhomën ku dikur flinin Nisani me Dorukun. Teksa i shikon, ai thotë se është thuajse e pabesueshme që ato janë vëllezërit e Nisanit dhe Dorukut, dhe kujton që dikur ka qenë edhe Shirini në atë moshë. Enveri pyet me hàbi se si një fëmijë që flë në një mënyrë kaq ëngjèllore, mund të bëhet një ditë një djàll si Shirini. Ndërkohë, Shirini ka shkuar në shtëpinë e Suatit dhe i ka trèguar gjithçka mbi Përëllin dhe çfarë ndodhi në shtëpinë e saj.

Suati e shikon i shòkuar, sepse nuk e prìste àspak të mèrrte një làjm aq të madh, pasi ka menduar se Përëlli ka vdèkur ose e kanë gràbitur. Shirini mèrr leje për të qèndruar në shtëpinë e tij dhe e lë atë të vetëm në lumturinë e tij. Nga ana tjetër, Xhejda shikon Baharin se si është përhùmbur para pasqyrës, ndaj e ngàcmon që ta bëjë të flasë. Bahari shprehet se sa shumë i mùngon ndonjëherë koha kur kujdesej për vete dhe kishte më vetbesim, ndërsa tashmë ka ditë kur nuk e njèh as veten kur ngre kokën para pasqyrës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*